Studentët e Korcës kanë bllokuar aksin nacional Korcë-Pogradec. Pasi kanë marshuar në qytet ata kanë vendosur te bllokojnë rrugën.
Studentët bllokojnë aksin kryesor nacional Korçë-Pogradec
Te vendosur në synimin e tyre, studentët thonë se nuk ndalen deri në plotësimin e kërkesave. Ata kanë kërkuar qe protesta e tyre te mos marrë ngjyra politike. Ata nuk do e lejojnë kurrsesi dicka të tillë. “ Jemi në protestë për të drejtat tona. Nuk na intereson asnjë politike. Ne duam plotësimin e kërkesave në të kundërt ska kthim mbrapsh. Do mbështes deri në fund studentët në gjithë Shqipërinë. Askush nuk na ndal dot. “ Keto janë brohoritjet e studentëve.
Ata kanë protestuar mëse dy orë ndërsa më pas kanë zhbllokuar rrugën.
Ledjona Xheladinaj
12.12.2018
Të ngjashme mund të lexoni: