Striptistes Veronica Beckham mund të themi me plotë gojën se i ka rënë llotaria. Një ish-klient dhe miku i saj i ka lënë trashëgimi një pasuri të madhe.
Veronica Beckham disa muaj para vdekjes u njoh me ish-drejtuesin e HBO. 34 vjeçarja dhe Micky Liu u takuan në korrik të vitit 2014 në klubin e striptizmit ku ajo punonte.
Ata u bënë menjëherë miq dhe ajo e përshkroi marrëdhënien mes tyre si një miqësi të përhershme.
Liu, i cili vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës të lidhura me obezitetin, sipas New York Post, vdiq në moshën 50 vjeçare.
Veronica Beckham, striptistja më me fat. Ja çfarë pasurie i ka lënë trashëgimi klienti i saj…
Pavarësisht se kishin vetëm pak kohë që njiheshin me njëri-tjetrin, Liu e shihte striptisten si një mike të vërtetë. Prej këtij shkaku ai i la asaj një pasuri prej 223.000 dollarësh.
Jo të gjithë të afërmit e Liu ishin të kënaqur me vendimin e tij për t’ia lënë trashëgiminë një striptisteje.
Motra e tij, May Liu, kundërshtoi trashëgiminë në gjykatë duke thënë se Beckham, si një striptiste profesioniste ishte e aftë të manipulonte burrat.
Por pavarësisht përpjekjeve të saj gjykata vendosi që Beckham të merrte trashëgiminë dhe vetëm ish- të dashurat e Micky kishin të drejtë të kundërshtonin vendimin.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
27.04.2018