Reperi i njohur Stresi është bashkuar gjatë ditës së sotme me protestën e opozitës, e cila zhvillohet këtë të shtunë kundër qeverisë.
Stresi në krye të protestës opozitare: Do rrëzojmë komunistët!
Ai është shprehur në një pronocim se ka ardhur së bashku me miqtë e tij për të “rrëzuar rracën e poshtër komuniste”.
“Zoti është me ne, do i mposhtim këta komunistët. Sot protestohet jo vetëm për Fatmir Xhafën por kundër Edi Ramës, gjithë këtij sistemi korruptiv, enverist fashist që janë rraca më e poshtër. Kam ardhur me 100 çuna të mi”, -u shpreh reperi, emri i vërtetë i të cilin është Arkimed Lushaj.
Nuk është hera e parë që reperi i bashkohet protestave të organizuara nga Partia Demokratike.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili