Lazio dhe Fiorentina zhvilluan në “Olimpico” takimin çerekfinal të vlefshëm për Kupën e Italisë.
Lazio e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi minimalisht 1-0 përballë tifozërisë së saj. Ata u kualifikuan në gjysmëfinale.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lazio.
Futbollisti Lulic shënoi në minutën e 6-të.
Gjatë gjithë 90 minutave Thomas Strakosha ishte titullar, madje duke bërë një pritje mjaft të vështirë në pjesën e dytë.
Ndonëse u ndëshkua me karton të verdhë, portieri shqiptar ishte i pakalueshëm. Ai u bë hero në suskesin e skuadrës së Lazios.
www.lajm-shqip.com