A e keni vërejtur ndonjëherë, se si para fluturimit, njëra ndër stjuardesat e cila pret udhëtarët gjithmonë i mban duart pas shpine? Nëse mendoni se arsyeja është ndonjë mënyrë e përcaktuar më parë e sjelljes, gaboni. Ato pikërisht fshehin diçka në duart e tyre, diçka aq sa të zakonshme aq dhe befasuese.
Po cila është arsyeja befasuese që i bën stjuardesat të mbajnë duart pas shpine?
Arsyeja që ato e bëjnë është një shkak i thjeshtë – numërojnë udhëtarët. Personeli i kabinës në duar mban një aparat të vogël, me ndihmën e të cilit i numëron udhëtarët.
Këtë zakonisht e bëjnë me rastin e hyrjes suaj në avion, por mund të ndodhë që t’ju “numërojnë” edhe derisa jeni duke u ulur në ulëse. Kështu duket numëruesi “sekret”.
Për shkak të kësaj duart i mbajnë kryesisht pas shpine, në mënyrë që të mos tërheqin shumë vëmendje ndaj këtij veprimi. Ndonjëherë këtë e bëjnë pasi të jenë ulur të gjithë, por ndonjëherë edhe nga dy herë – gjatë hipjes në avion dhe pasi të jenë ulur të gjithë.
www.lajm-shqip.com