Statujës të Messit i priten këmbët: Policia nis hetimet…
Statuja në nder të Leo Messit e vendosur në Paseo de la Gloria në Buenos Aires është vandalizuar këtë të diel.
Statujës të yllit të Barcelonës i kishin prerë këmbët.
Atë e kishin shtrirë në tokë, shkruan “Goal.com”
Policia ka nisur hetimet. Deri në këto momente nga ka informacione për autorët e ngjarjes. Dyshohet se e kanë bërë për shkak se e urrejnë argjentinasin.
Nuk është hera e parë që sulmohet statuja e 5 herë fituesit të ‘Topit të Artë”. Më parë Messit iu pre koka dhe krahët.
04.12.2017