Spitali rajonal i Gjirokastrës drejt ankandit, por nuk e blen askush. Në dyshim statusi “rajonal” i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër mungesa e theksuar e mjekëve specialist
Largimi masiv i tyre, kushtet e vështira higjeno-sanitare. Mungesa e aparaturave për egzaminime mjekësore.
Mungesa e medikamenteve për pacientët e sëmurë.
Këto dhe të tjera janë arsyet që e vënë në dyshim statusin “rajonal” të spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës.
Në lidhje me këto shqetësime mjeku kardiolog Përparim Muço, për “Lajm-Shqip” ka pohuar :
“Mungesa e specialistëve, kushtet e mjerueshme në të cilat gjendet godina dhe vështirësitë në bazën materiale na kanë vështirësuar kushtet e shërbimit për dhënien e ndihmës shëndetësore për banorët e qarkut të Gjirokastrës”.
“ Ky spital zyrtarisht mban statusin “rajonal”, por kjo vetëm formalisht”, – shprehet drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani”.
Sipas tij prej vitesh ka një mungesë të theksuar të mjekëve specialistë. Ndërkohë që shumë prej mjekëve të specializuar, janë në prag të pensionit.
Aktualisht në disa specialitete me rëndësi primare për shërbimin spitalor, egziton vetëm një mjek pediatër, një neonatolog, një okulist dhe një ortoped.
Sipas tij gjendja është problematike prej vitesh dhe mungesat për specialistë sa vijnë dhe shtohen.
“ Në repartin e pranimit të urgjencave kemi në shërbim vetëm një mjek për specialitet. Mungon mjeku ortoped, pasi dy që kishim janë larguar për specializim jashtë vendit dhe vështirë të rikthehen”, – sqaron më tej drejtori i i këtij spitali.
Përveç problemit të mungesës së stafit, situata dramatike dhe në gjendje e mjerueshme për kushtet higjeno-sanitare.
“Lagështia ka pushtuar tavanet e muret”,- vazhdon Muço, ndërsa tualetet janë kthyer në vatra infeksioni.
Spitali edhe pse është rikonstruktuar 9 vjet më parë, më 26 qershor të vitit 2009, sot duket sikur mbi të nuk është vënë dorë kurrë. Ministria e Shëndetësisë investoi 123 milion lekë për godinën dhe blerjen e paisjeve të reja, por aktualisht ky institucion shëndetësor është në gjendje të mjerueshme.
Të njëjtin opinion ndan edhe nëndrejtori i spitalit, mjeku kirurg, Roland Karalli: – “Në këtë institucion çdo gjë ka dalë jashtë përdorimit. Lagështia ka pushtuar muret e dhomave, koridoret e gjithçka. Sistemi i ngrohjes ka dalë jashtë funksionit. Vetëm tre kaloriferë punojnë në të gjithë godinën”.
Sipas tij në spital ka mungesë shtretërish dhe pacientët detyrohen të marrin me vete çarçafë e batanije. Një tjetër problem mbetet edhe higjena, banjot kanë dalë jashtë funksionit dhe ka mungesë edhe në stafin e sanitareve. Duke qenë një spital me status “rajonal” me fluks pacientësh të ardhur nga Përmeti, Këlcyra, Memaliajt dhe Tepelenë, ky status dhe ky rol për vetë gjëndjen e tij të mjerueshme vihet në dyshim.
Ka mbetur që ai të dalë në ankand , por vështirë se mund “ta blejë” dikush!
Për Lajm-shqip
Engjell Serjani