Shumë nga qendrat spitalore në rrethe të ndryshme të vendit vijojnë të vuajnë mungesën e mjekëve specialistë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Duket se bonusi prej 1 milion lekësh i vendosur nga qeveria për mjekët specialistë që do të pranonin të punonin në qendrat spitalore në rrethe, nuk ka dhënë rezultate.
Qeveria do të rrisë bonusin 2 apo 2.5 herë, me shpresë se këtë rradhë skema do të funksionojë.
“Masa e bonusit do të rritet deri në 2 apo 2.5 milionë në varësi të specialitetit dhe aktivitetit spitalor që do të kryejnë mjekët”, shprehet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sipas të cilës kjo skemë do të aplikohet vitin e ardhshëm.
Mbyllja per 4 vjet e specializimeve ishte një ndër faktorët kyç që çoi në krijimin e mungesave të mjekëve specialistë në rrethe.
M.SH është e mendimit që krahas dyfishimit të bonusit, diplomimi i 290 specializantëve në janar të 2019, do të çojë në plotësimin e nevojave.
Burimi: Syri