Spartak Ngjela: Xhafaj nuk dorëzoht kollaj…ka garancinë e FBI… Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar, se FBI i ka dhënë garanci Fatmir Xhafajt, për autenticitetin e audios, dhe për këtë arsye, ai sfidoi Bashën me dorëheqje…
Spartak Ngjela: Xhafaj nuk dorëzohet kollaj…se ka garancinë e FBI…

I ftuar në emisionin “Politika Online” në News24, Ngjela u shpreh se FBI ka dhënë garanci, se audiopërgjimi i publikuar nga opozita në lidhje me Agron Xhafajn është fals. Ja si u shpreh avokati Ngjela:
“Sipas burimeve të mia, Amerika ka një vesh gjigand në Europë. Ju mendoni se është shërbim me kufje?! Jo, nëpërmjet zëri. Ndërroje telefonin sa të duash. Asnjë gjë nuk i bën dot atyre sepse ata të kanë regjistruar zërin. Pasi ti thua alo, të del zëri atje, baaam, që je Spartak ngjela. Vijm tek Xhafaj, ja ka dhënë FBI-ja garancinë, nuk është zëri i tij i kanë thënë. Prandaj doli e tha Xhafaj, por nuk doli ai por Rama i pari, mos harroni.”-tha Xhafaj. Çështja “Tahiri” dhe vendimi për të shfuqizuar vendimin e arrestit të shtëpisë për ish-Ministrin do të zgjidhet nga organet e reja të Vettingut.
Ndërsa për sa i përket deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, Avokati tha se: “Donald Lu nuk ka folur pa prova. Pa prova nuk flasin ata. Kanë burime shumë të rëndëssishme. Do të shohim çfarë do të nxjerrë SPAK-u. Nuk dihet se si ka vendosur gjykata, mund të jetë një vendim i drejtë ose jo.”-tha Ngjela.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
31.05.2018