Koka ‘CR7’: Një Gradicë është në Londër…po ky i Spanjës kush m…” është ! Gjithsesi, Gradica i vërtetë ndodhet në Londër. Atëhere lind pyetja: Kush Dritan Gradicë është arrestuar në Spanjë për 1 ton kokainë?
Koka ‘CR7’: Një Gradicë është në Londër…po ky i Spanjës kush m…” është !
Gjithsesi, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Dritan Gradica është identiteti i një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë. Dritan Gradica ishte pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.

Megjithatë Lala u shpreh dje në studion e emisionit ‘Opinion’, se: Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar. Ndërsa dyshohet se këtij personi, i është vjedhur identiteti. Ajo u shpreh se Dritan Gradica ndodhet në Angli. Ai ka mbaruar dy universitete, kurse ditën e sotme ka folur dhe me të atin e Gradicës së Anglisë. Sipas saj, ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik të vitit 1975. Ndërsa Dritan Shaqir Gradica ka lindur në fshatin Vlahej të Hasit, dhe është banor i Tiranës.
Gjithashtu në përfundim Lala tha se: Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit. Duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili