Azem Hajdari ishte Udhëheqës i Lëvizjes Studentore në dhjetor të vitit 1990.
Kjo lëvizje u bë shkak për rënien e regjimit komunist.
Pas një karriere të suksesshme politike në lulëzim, ai u vra në vitin 1998.
Sot Azem Hajdari do të festonte 55 vjetorin e tij. Ja çfarë shkruan deputeti Tritan Shehu për të…
Ende kanë mbetur tepër misterioze rrethanat e vrasjes së tij. Herë pas here në media dalin emrat e personave të ndryshëm si të akuzuar për këtë ngjarje.
Ai njihet gjithashtu si një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.
Prej miqve të tij në politikë, i pari që e ka kujtuar atë ka qenë deputeti i PD Tritan Shehu.
Sipas tij ai ishte një njeri dinamik dhe i guximshëm. E konsideron atë simbol të zhvillimeve rrënjësore demokratike.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
“Sot Azemi do te ishte 55 vjec! Dhe qe atehere na dukej i “madh”, ishte i formuar, i qarte ne ide e veprime… ishte nje lider! Per te mos folur per guximin, energjite, dinamiken e tij. E kujtojme sot, do ta kujtojme neser, mbas vitesh, do ta kujtojne edhe ata qe nuk e takuan kurre, qe nuk biseduan asnjehere me ate, sepse ai tashme eshte nje simbol i zhvillimeve me rrenjesore, demokratike, cliruese, perkatesie, qe Shqiperia pati qe prej shpalljes se Pavaresise. E kujtojme me nostalgji e respekt te gjithe. I pa harruar qofte kujtimi i tij, i pa shuar qofte ideali i tij!”

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
11.03.2018