Pas divorcit të shumëpërfolur në media, Soni Malaj ka krijuar një tjetër raport në të cilin duket se ndihet mjaft mirë. Soni ka një vajzë nga martesa e saj e parë me Mirkon, me të cilin u njoh në “Dancing with the Stars”.
Soni Malaj rrëfen raportin mes Klevit dhe Anës. Marrëdhënia e tyre sipas këngëtares është shumë e mirë.
Në një intervistë të këngëtares për T7 ajo ka treguar rreth raportit që i dashuri i saj prej 3 vitesh Klevi, ka me vajzën e saj Anën.
“Marrëdhënia e tij me Anën është shumë e mirë. Normal nëse nuk do të ishte e tillë, nëse ai nuk do krijonte një marrëdhënie prindërore me Anën, sigurisht që edhe marrëdhënia jonë nuk do të funksiononte,”-përfundon Soni.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
23.04.2018