Burime të besueshme bënë të ditur se Sokol Feruni ka fituar me konkurs pozicionin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Marrja e detyrës zyrtare në postin e ri nga drejtori aktual rajonal i OSHEE-së në Gjirokastër është është çështje kohe.
Burime të Ministrisë Shëndetësisë, bëjnë të ditur se në konkursin për këtë pozicion, Sokol Feruni ka dalë i pari mes kandidatëve të tjerë.
Sipas burimit, kandidatura e tij në total ka grumbulluar 87 pikë duke lënë pas disa kandidatë të tjerë nga Gjirokastra.
Në garë për pozicionin e drejtorit të spitalin ishin kandidatët konkurentë Alfred Bita, Kostaq Frango dhe Altin Goxharaj.
Sokol Feruni zëvendëson në pozicionin e drejtorit të spitalit të Gjirokastrës, mjekun kirurg Roland Karalli.
Mjeku R.Karalli deri një javë më parë mbante edhe postin e kryetarit të këshillit bashkiak të Gjirokastrës. Por, pas aleancës “blic” PD-LSI të antarëve të këtij forumi, ai u zëvendësua nga ish-prefektja Mimoza Como.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës, më i madhi në jug përballet aktualisht me shumë probleme. Më shqetësueset janë mungesa e mjekëve specialist, amortizimi i ndërtesës dhe mungesa e aparaturave.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani