Slloveni, ushtria sllovene udhëhiqet për herë të parë në historinë e saj nga një grua… Emërohet në funksionin e Shefes së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sllovene gjeneral majore Alenka Ermenc Qeveria e Sllovenisë në seancën e një dite më pare miratoi emërimin. Kështu 55-vjeçarja Ermenc bëhet gruaja e parë në krye të forcave të armatosura sllovene, raporton Anadolu Agency. Detyren e re Ermenc do të marrë në ceremoninë zyrtare të paralajmëruar për këtë të mërkurë.
Slloveni, ushtria sllovene udhëhiqet për herë të parë në historinë e saj nga një grua
Presidenti slloven Borut Pahor javën e kaluar njoftoi emërimin e saj në krye të Shtabit të Përgjithshëm dhe shprehu bindjen se Ermenc do të kontribuojë në forcimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake. Shefja e parë e forcave të armatosura sllovene Ermenc javën e kaluar u gradua në postin e Gjeneral-majorit, duke u bërë sllovenja e parë që udhëheq me ushtrinë e një vendi që është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Erjona Keta
28.11.2018