Skraparlliu i ‘lajthitur’ nuk ndalet, ngacmon gruan, e më pas i rreh dhe burrin! Një burrë 40-vjeçar nga Skrapari, është prangosur nga policia, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua dhe më pas ka goditur dhe bashkëshortin e saj me grushte.
Skraparlliu i ‘lajthitur’ nuk ndalet, ngacmon gruan, e më pas i rreh dhe burrin
Gjithsesi, ngjarja e rëndë, por dhe e rrallë në llojin e saj, ka ndodhur një ditë më parë në epiqendrën e Skraparit, në Çorovodë. Ndërsa 40-vjeçari, ka ngacmuar seksualisht një grua…Por s’ka mjaftuar me kaq, më pas autori, ka goditur dhe bashkëshortin e saj me grushte. Burime nga policia lokale thanë se ndaj të arrestuarit janë ngritur dy akuza. Ja çfarë shruan në njoftimin e saj, Policisë së Skraparit:
“Sot më datë 16/07/2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E.I., 40 vjeç, banues në Skrapar. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar rëndë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç.”
Megjithatë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. E.I., akuzohet për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje me dashje’’, vepra të parashikuara nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit të procedurës Penale.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili