Konflikti për pronat, e ka detyruar një 58-vjeçar, në Skrapar, të marrë armën, me të cilën, vret ish-kryeplakun! Një krim ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Skrapar, ku Fatmir Cenaj qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit të tij, për çështje pronësie.
Skrapar: Konflikti për pronat, 58-vjeçari, vret me armë ish-kryeplakun…
Jonuz Banaj kishte marrë plagë të rënda dhe u soll me urgjencë për në Tiranë. Por sipas burimeve policore në ‘lidhje me plagosjen me armë të ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit, ju bëjmë me dije se i plagosuri Jonuz Banaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë’

Sherri për pronat, ka degjeneruar në një plagosje me armë. Ku një 58-vjeçar, ka qëlluar ndaj ish-kryeplakut të fshatit Rehovë, të rrethit Skrapar. Burime zyrtare nga Policia e Skraparit, thanë, se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rehovë të Skraparit. Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë Poliçan, ka plagosur me armë zjarri, për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B, banues dhe ai, në Rehovë, Poliçan.
Ndërsa, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma, tip automatik model 56. Personi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili