Skënderbeu dorëzohet në Beograd, Partizani prek kualifikimin
Të ngjashme me artikullin:
•Zbulohet axhenda, Skënderbeu do të kthehet me urgjencë nga Beogradi
Skuadra e Skënderbeut është mundur me rezultatin 2-0 në Beograd nga Partizan Beograd në ndeshjen e katërt të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Dy gola, përkatësisht nga një në çdo pjesë kanë çaktivizuar rezistencën e korçarëve. Të cilët ndryshe nga dy javë më parë në “Elbasan Arena”.
Këtë mbrëmje të së enjtes, veç gabimeve të shumta në mbrojtje nuk kanë patur me vete as ofensivat kërcënuese.
Pas kësaj disfate, Skënderbeu mbetet në kuotën e dy pikëve dhe renditet në vendin e fundit të Grupit B.
Ndërsa Partizan Beograd, katapultohet në vendin e dytë, në kuotën e 5 pikëve.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Dynamo Kyiv ka fituar në transfertë ndaj Young Boys me rezultatin 0-1, për të rikonfirmuar pozitat kryesuese.
Duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë dhe siguruar kualifikimin për fazën përtej.
Partizan Beograd ka kaluar në avantazh në minutën e 39’, kur Tosic realizon shënon nga një goditje standarde.
Ai ka zënë të gjithë në befasi, teksa kur të gjithë prisnin që ai të harkonte në zonë.Tosic ka dërguar topin në rrjetë, duke kapërcyer murin e palëvizur dhe lënë të shtangur portierin Shehi.
Pavarësisht tentativave të Skënderbeut për të reaguar, serbët kanë vulosur fatin e ndeshjes në të 66’. Kur gabimi i dyfishtë dhe fatal i korçarëve i nisur nga Shehi e i vijuar nga Lilaj.
Është shfrytëzuar nga Partizan Beograd, për të gjetur golin e dytë me anë të Tawamba.