Pika e kalimit kufitar në Kapshticë vijon të qëndrojë e bllokuar
Të ngjashme mund të lexoni:
• Vijojnë radhët e gjata, qindra qytetarë të bllokuar
•Bllokim i kalimit në kufi:“E keni peshqesh nga Himara”
• Polici grek: “Himarën mos e prekni, do kaloni kur të duam ne”
Pika e kalimit kufitar
Eende nuk dihet saktesisht se kur do të normalizohet situata. Prej ditës së shtunë pala greke nuk lejon asnjë qytetarë te kalojë në shtetin fqinjë. Sipas tyre, me pretendimin se ka probleme në sistemin kompjuterik.
Por, kjo është hedhur poshtë nga qytetarët e bllokuar në kufi. Ata thonë se, pala greke i ka kthyer mbrapsh për shkak të sitiatës së tensionuar midis dy ahteteve.
Prej ditës së djeshme, qindra qytetarë kanë pritur në radhë me orë të tëra. Ndërkohë që, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumentacion grek.
Burime pranë kufirit bejnë me dije se aktualisht lejohen të hyjnë në shtetin shqiptar qytetarët,ndërsa e kundërta qëndron e bllokuar.
Pala greke është duke punuar me regjistra në dalje te saj. Vijon e bllokuar dalja duke mos dhënë asnjë informacion se kur do të nisë puna.
Prej orëve të para të mëngjesit situata ka qënë normale pasi duket se qytetarët e kanë shtyrë datën e udhëtimit për shkak të ngërcit të krijuar në kufi.
Burimet zyrtare thonë se, pala greke ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare se kur do te lejojë kalimin e qytetarëve. Duke i lënë kështu ata në pritje për një kohë të papërcaktuar.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj