Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Skandali i rradhës, HEC-i prish ujësjellësin në Peshkopi, ja sa miliona lekë ka kushtuar
Skandali i rradhës, HEC-i prish ujësjellësin në Peshkopi, ja sa miliona lekë ka kushtuar
Skandali i rradhës, HEC-i prish ujësjellësin në Peshkopi, ja sa miliona lekë ka kushtuar

Skandali i rradhës, HEC-i prish ujësjellësin në Peshkopi, ja sa miliona lekë ka kushtuar

4 vite më parë Komento

Skandali i rradhës, HEC-i prish ujësjellesin në Peshkopi, ja sa miliona lekë ka kushtuar

Emisioni Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e ujësjellësit të njësisë  Administrative Zall Dardhë në Peshkopi, nga një firmë që po ndërton HEC-e. Ujësjellësi 10-vjeçar kishte kushtuar plot 118 milionë lekë. Banorët ankohen se firma që po ndërton HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 , e ka shkatërruar dhe e ka nxjerrë jashtë funksionit.

Firma ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit në pjesën më të madhe të tij. Ndërkohë që një pjesë e zonës ku janë shtrirë tubat e HEC-it dhe ujësjellësit ka shkarë si pasojë e e punimeve në zonë.

Zall Dardha e harruar…
Banorët e Njësisë Administrative ankohen për rrugën e shkatërruar, shkollën e prishur si dhe dëmtimin e ujësjellësit nga firma që po ndërton HEC-e.

“Ne jemi rreth 1200 banorë, kjo është njësi administrative. Rruga që të sjell në këtë njësi është e shkatërruar. Shteti nuk ka vënë asnjë dorë. Firma që po bën HEC-in e ka prishur ujësjellësin. Kemi disa muaj pa ujë të pijshëm. Kërkojmë vetëm që të kemi ujë, por deri më tani nuk kemi marrë zgjidhje” thonë ata. Ndërsa shtojnë se kanë shkuar pranë të gjitha institucioneve, por nuk kanë marrë zgjidhje.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në vendgrumbullimin e ujësjellësit dhe të HEC-eve për të verifikuar pretendimin e banorëve. Zona kishte rrëshkitje të mëdha nga punimet me mjete të rënda, ndërsa sipër fshatit ishte edhe depoja e ujit. Megjithëse ka pasur reshje, depoja kishte shumë pak ujë.

Banorët thonë se problemet janë në zonën ujëmbledhëse në fshatin Lashkizë. Firma që po ndërton HEC-et e ka shtypur tubin që merr ujë. Në atë zonë duket se përroi i Lashkizës është betonuar. Ndërsa poshtë pjesës së betonit, firma që po bën HEC-in ka futur tubin e ujësjellësit.

“Firma ka dëmtuar pikërisht tubin e ujësjellësit, për pasojë ai nuk çon ujë në depo dhe në fund të fshatit. E gjithë zona është pa ujë. Tjetër problematikë është edhe shkarja e zonës nga punimet për HEC-in. Nga ko shkarje është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit në pjesën më të madhe. Është totalisht i dëmtuar” thotë Ferit Hoxha.

Sipas dokumenteve, HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkoza 2 janë dhënë me koncesion më 27 qershor 2012. Dokumenti mban firmën e ish-ministrit të Ekonomisë Nasip Naço. Ndërkohë, më 5 maj 2015, pas ndryshimit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka miratuar në KKT lejen e ndërtimit për këto HEC-e. Në dokumente thuhet se pellgu ujëmbledhës i Lashkizës shtrihet në Dibër dhe është degë e lumit Drin i Zi. Në territorin e këtij pellgu janë vendosur vendbanimet e Lashkizës, Zall Dardhë.

“Ujësjellësi kushtoi 118 mln lekë”
Fiks Fare pyeti në Këshillin e Qarkut Dibër, ku mësoi se Ujësjellësi i Zall Dardhës është ndërtuar në vitin 2008 dhe ka kushtuar plot 118 milionë lekë. Shteti shqiptar ka investuar vetëm 10 milionë. Pjesa tjetër ka qenë një grant i qeverisë holandeze. Por, 10 vjet më pas, ujësjellësi është shkatërruar.

Gazetarët pyetën edhe në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Dibër, ku përgjegjësi Aleksandër Mikli tha se e kanë konstatuar një problematikë të tillë.

“Ujësjellësi është dëmtuar rëndë nga firma që po ndërton HEC-in. Banorët janë prej disa javësh pa ujë. Kemi kontaktuar me inxhinierin e firmës, por deri më tani nuk e kanë rregulluar. Na kanë thënë se do të ndërhyjnë” thotë ai.

Fiksi pyeti edhe administratoren e firmës që po ndërton HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2, Liljana Deliu.

Ajo thotë se “mund të ndërhyjmë për ta rregulluar sa të mbarojë koha e keqe”. Më tej shton se për 3 muaj përfundojnë për HEC-in dhe më pas do të vijojë të rregullojë ujësjellësin. Pyetjes se çfarë investimesh ka bërë firma në zonë, Deliu i përgjigjet se ka rregulluar rrugë. Por, në fakt rrugët ishin në gjendje shumë të keqe. Ndërsa banorët e zonës i cilëson “të këqinj”. “Investimet e mia nuk mi siguron njeri. Prandaj zona është lënë në atë gjendje nga pushteti lokal”, thotë ajo.

Skandali i rradhës, HEC-i prish ujësjellësin në Peshkopi, ja sa miliona lekë ka kushtuar

Problemet e shkollave në Zall Dardhë
Krahas problemeve të shkaktuara nga HEC-et, Fiks Fare u ndal edhe te Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zall Dardhë “dhe shkolla 9-vjeçare “Leshkizë”.

Të dyja shkollat, ishin në gjendje të mjeruar. Në Zall Dardhë, godina e shkollës nuk kishte ujë, drita, madje ishte e shkatërruar. Godina kishte lagështirë, kushtet janë shumë të këqija.

“Ne kërkojmë të bëjmë mësim në kushte optimale. Ujin për tualetet e mbushim në përrenj, me kova. Nevojat i bëjmë në natyrë. Shkolla nuk as ka pastruese” thotë një nxënës. Ndërkohë, brenda shkollës, muret kanë lagështirë, tavane të plasaritura, banka të vjetra. Tualetet kanë filluar të rregullohen provizorisht, janë suvatuar nga e para, por sërish ka shumë lagështirë. Drejtori i shkollë thotë se ka 3 muaj në detyrë dhe kushtet janë skandaloze. Më tej shton se shkolla nuk ka elementët e duhur të higjienës, kushteve për të bërë mësim.

“E kam ngritur disa herë këtë problematikë, kanë filluar të rregullojnë vetëm tualetet, por shkolla ka shumë probleme. Më kërkojnë të dërgoj e-maile. Me çfarë? Edhe shkollat e tjera të varësisë kanë probleme të mëdha” thotë ai.

Fiksi shkoi edhe në shkollën 9-vjeçare në Lashkizë. Megjithëse ishte ora 16.00 dhe mësimi kishte përfunduar, dera e shkollës ishte e shkatërruar. Një nga klasat ishte hapur, ndërkohë që e gjithë ambienti ka lagështirë. Dy nxënës, megjithëse janë në klasë të 9-të, e kanë të vështirë të lexojnë.

Drejtoria Arsimore e Dibrës na bëri me dije se ka marrë problematikën në fjalë dhe ia ka adresuar Bashkisë së Dibrës. Ndërkohë, Bashkia e Dibrës u tha gazetarëve të Fiks Fare se ka filluar të rregullojnë vetëm tualetet. Një grup nga Drejtoria e Shërbimeve ka shkuar në shkollë dhe po rregullon pjesërisht tualetet. Por këto ndërhyrje, nuk i rregullojnë problematikat në këto shkolla. Muret, tavanet dhe çatia janë të çara.

Për lajm-shqip:

Jorida Fataj

12.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • HEC-i Moglicë, ‘ushqen’ dhjetëra banorë duke u punësuar
  • HEC-in e mer lumi, banorët tre muaj mbeten me qiri
  • HEC-et mbi Osum: Qeveria, nis zgjidhjen e njëanëshme të kontratës
HEC-i peshkopi Prish ujësjellësin 4 vite më parë
admin
Etiketime HEC-i peshkopi Prish ujësjellësin
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Polici pogradecar, si ‘Sherifi i Nottinghamit’, kërcënon me armë shoferin!

Pasardhëse

Ja si dukej Majlinda Bregu kur ishte 21 vjeç, deputetja ka postuar një foto…

Të Ngjashme

Burrë e grua gjenden të vdekur: Nuk bëhet i ditur shkaku…

Burrë e grua gjenden të vdekur: Nuk bëhet i ditur shkaku…

admin 4 vite më parë
Vuçiç provokon: Njohim Kosovën nëse na jepni…

Vuçiç provokon: Njohim Kosovën nëse na jepni…

Elona Tereziu 3 vite më parë
I bëjnë atentat një shqiptari në mes të Athinës, dërgohet…

I bëjnë atentat një shqiptari në mes të Athinës, dërgohet…

Klajdi Thaci 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com