Skandali me cigaret kontrabandë, dorëhiqet drejtori në Portin e Durrësit
Skandali me cigaret kontrabandë
Një ditë pas skandalit me kontrabandën e cigareve në Portin e Durrësit, ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Operacionale në këtë port.
Fatjon Sulaj vinte nga radhët e LSI-së, dhe ka mbajtur këtë detyrë për 4 vite.

“Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë”, shprehet Sula përmes një postimi në rrjetin social.”
Ditën e djeshme Drejtoria e Doganave bllokoi një sasi prej 6100 koli cigare me vlerë 610 mijë euro në e Portin e Durrësit, pasi dyshohet se do hynin kontrabandë.
Pas kontrollit të 5 kontejnerëve, u gjetën 6,100 koli ose 3,050,000 paketa cigare. Cigaret ishin të pa pajisura me pulla fiskale.
Reagimi në Facebook i Fatjon Sulajt
08.11.2017
Burimi: Standard.al