Ledjona XHELADINAJ
për “Lajm-Shqip”
Pogradec masakra ne Lagunen e Llenges nuk njeh kufij.
Prej disa kohësh një firmë enigme është duke ndërtuar tre Hec-e në Lagunën e Llenges duke shkatërruar dhe betonizuar gjithçka. Ndonëse është një zonë e mbrojtur prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave askush nuk do t’ia dije duke e kthyer në beton këtë bukuri të rralle natyrore.
Kanionet e Llenges po shkojnë drejt zhdukjes duke ndërtuar diga dhe hedh beton në cdo cep të shtratit të lumit Shkumbin duke e devijuar atë. Sipas burimeve për Lajm-Shqip.com bashkia e Pogradecit thotë se nuk ka asnjë kontratë me firmën përkatëse nga palët pasi sipas saj shkeljet janë të medha.
Masakra vijon të shkatërrojë zonën e mbrojtur ndërsa disa ditë më parë policia e Korçës procedoi penalish administratorin e firmës për shkleje. Por kjo nuk e ka ndalur atë të cilët vijojnë punimet duke e shndërruar nga një perlë natyrore në një betonizim gjigand.
16/10/2017