Skandal seksual në futboll, ish-kampionia e botës akuza ndaj Sepp Blatter
Skandal seksual në futboll
Skandali i ngacmimeve seksuale në botën e personazheve VIP, zgjerohet nga Hollivudi drejt fushës së futbollit.
Në qendër të akuzave ka përfunduar ish-kreu i FIFA-s, Sep Blatter.
Ai akuzohet për ngacmim seksual nga ikona e futbollit të femrave në SHBA dhe më gjerë, Hope Solo.
Hope Solo
Ish-portierja e ekipit kombëtar të SHBA në futbollin e femrave, kampione botë në 2015-n dhe fituese e medaljes së artë në olimpiadat e 2008-s dhe 2012-s i bëri akuzat drejt ish-numrit një të qeverisë së futbollit botëror, gjatë një interviste për revistën portugeze “Tribuna Espreso”.
36-vjecarja deklaroi se Blatter e kishte prekur në pjesët intime ne ceremoninë e Topit të Artë në 2013-n.
Po zhvillohej ceremonia e ndarjes se çmimeve për “Topin e Artë në janar 2013. Përpara se te dilnim ne skene ndjeva qe Sep Blater me preku tek pjesët intime. Mbeta e shokuar ne moment dhe u shpërqendrova totalisht por me duhej te dilja ne skene te jepja një çmim dhe mu desh qe brenda pak sekondash te mblidhja veten për te mos e dhënë veten para kamerave dhe te pranishmeve ne salle.
Solo pranoi se do te kishte dashur të ballafaqohej me Blatter për këtë situata që kaloi por nuk u përball më me 81-vjecarin zviceran.
Madje as pas ndarjes së çmimeve dhe gjatë dy viteve të fundit, përpara se ta bënte publike këtë akuze.
Reagom Blatter
Ish president i FIFA-s për 17 vjet, reagoi menjëherë nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, i cili për britaniken “The Guardian”, i konsideroi qesharake akuzat e ish-portieres së Kombëtares Amerikane të Futbollit, Hope Sole.
Kjo e fundit është e bija e një veteran amerikan të luftës në Vietnam, me origjinë italiane.
Në karrierën e saj të shkëlqyer, Hope Sole mban edhe rekordin e mospesimit të një goli, plot 10-54 minuta.
Akuzat e saj vijnë në një moment kur kryesisht në SHBA ka pasur akuza të shumta nga aktore të Hollivudit kundrejt regjisoreve dhe aktoreve për ngacmime seksuale.
13.11.2017
Burimi: vizionplus.tv