Situatë e tensionuar pranë Gjykatës, ndërsa Rama drekon me…
Sot pranë Gjykatës së Tiranës ka patur mjaft forca policie për shkak të situatave të tensionuara që priteshin të krijoheshin atje.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë këtyre orëve të tensionuara, ka zgjedhur të drekojë me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn.
Situatë e tensionuar pranë Gjykatës, ndërsa Rama drekon me…
Rama është fotografuar në një prej hoteleve të Tiranës në tavolinë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe atë të “Nismës”.
Së bashku me ta në tavolinë ishte dhe kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla.
Ditën e djeshme Rama u takua në Tiranë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Nuk dihet se për çfarë po diskuton Rama me Kurtin dhe Limajn.
Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet një takim i eurosocialistëve.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
04.04.2018