Situatë alarmante nga përmbytjet, 20 persona të bllokuar në Kamëz…
Të paktën 20 persona janë bllokuar në Kamëz si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Situatë alarmante nga përmbytjet
Disa banesa rrezikohen të përmbyten në rrugën “OSBE”.
Shërbimi i Zjarrfikëseve dhe Emergjencat Civile po ndërhyjnë për evakuimin e personave të bllokuar.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.
Duke bollokuar madje qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës.
30.11.2017