Strukturat e Policisë së D.V.P. Korçë, që prej ditës së djeshme kanë vijuar mbikqyrjen e situatës për çdo emergjencë që mund të ketë në qarkun e Korçës.
Patrullat e policisë janë përqëndruar në akset kyçe nacionale.
Ata janë përqendruar dhe pranë disa banesave ku reshjet e shiut kanë shfaqur disa probleme.
Nga burime pranë bluve të korçës mësohet se në ndihmë të qytetarëve janë angazhuar rreth 180 forca policore, si edhe 20 mjete të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe strukturave në varësi të saj.
Policia dhe EC, ndodhen në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.
Ledjona Xheladinaj