Një foshnjë 4 muajshe ka humbur jetën në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se pas prekjes nga virusi i fruthit, gjendja shëndetësore e foshnjës u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive.
Edhe pse në terapinë intensive foshnja me inicialet A.A nga Manza e Durrësit nuk ka mundur të mbijetojë.
Ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit nga virusi i fruthit në vendin tonë.
Ndërsa kujtojmë këtu, që vetëm në dy javët e para të janarit, siç bën me dije ISHP-ja, janë rregjistruar 15 raste të prekur nga fruthi.
Elona Tereziu
22.01.2019