Disa media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një gjesti të Jean Claude Juncker sot në Tiranë, në transmetim të drejpërderjtë, ai i puthi dorën ambasadores së tij në Shqipëri, a ishte vallë sinjal?
Pra kroates, Romana Vlahutin. E cila nuk pëlqehet fare nga opozita shqiptare.
Puthja e dorës së Juncker ndaj Vllahutinit ishte kavaleresk, apo sinjal politik?! A mos vallë ishte pak nga të dyja?
Nëse ishte sinjal politik, a mund të thihet se Juncker i dërgoi një mesazh të qartë PD e LSI.
Që të mos e sulmojnë më ambasadoren e tij në Tiranë, pasi ajo është zyrtare e BE.
Apo ishte një puthje lamtumire. Një gjest kavaleresk.
Si ata që bëjnë shefat e mëdhenj kur duan të pushojnë nga puna dikë pa e lënduar?
Juncker, si një politikan “rrace” ka qenë shumëdimensional në mesazhet e tij.
Normalisht për të mos u treguar i njëanshëm.
Por secili të marrë atë që do, sipas këndvështrimit të vet…
Për Lajm-shqip
Ylli Pata