Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KRYESORE»Simbolika e takimit të Korçës: A i ktheu Bushati ‘reston’ Kotziasit për Kretën?
Simbolika e takimit të Korçës: I ktheu Bushati 'reston' Kotziasit për Kretën?
Simbolika e takimit të Korçës: I ktheu Bushati 'reston' Kotziasit për Kretën?

Simbolika e takimit të Korçës: A i ktheu Bushati ‘reston’ Kotziasit për Kretën?

4 vite më parë Komento

Cila ka qenë simbolika e takimit të Korçës, ku vazhdon diskutimi nga Bushati drejt Kotziasit?

Vendi i përzgjedhur për të inaguruar takimin treditor shqiptaro-grek ndërmjet dy ministrave të Jashtëm në Korçë ka qenë një mesazh simbolik komunikimi nga ana e  e qeverisë shqiptare.

Është zgjedhur një nga lokalet e reja, por me aritekturë  tradicionale të “Pazarit të vjetër”.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Valë në rritje të refugjatëve sirianë në kufinjtë me Greqinë

  • Një rast tjetër nepotizmi dhe shpërfillje ligji në Fier…

Simbolika e takimit Bushati Kotzasiasit në qytetin e Korçës

Kompleksi tregtar i ndërtuar me nismën e Niko Peleshit dhe një grup biznesmenësh ka rikthyer qytetin në kohën e pazarit të famshëm.

Pazari ka qenë një sukses imediat pasi e ka shndërruar Korçën në një destinacion të vërtetë turistik.

“Hani i Elbasani”, një lokal tipik tradicional, me dizajnin e një lokali të shekullit XVIII, ka qenë vendi ku Ditmir Bushati kanë darkuar mbrëmë në Korçë, me shoqërimin e kryebashkiakut të qytetit Sotiraq Filo.

“Hani i Elbasanit” ka edhe emrin edhe ndërtimin siç ka qenë përpara 100 vjetëve ku i shërbente kryesisht udhëtarëve dhe tregtarëve që ishin nisur për në Elbasan.

Ka qenë qendër shumë e rëndësishme e tregëtisë në vend.

Hani, përfaqëson një  version shqiptar të bujtinës, i hyrë fuqishëm jo vetëm në traditën etnologjike por edhe në shkrimet e udhëtarëve të famshëm për Shqipërinë.

Ai ndodhet rreth 100 metra larg Xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit, themeluesit të Korçës në vitin 1494.

Xhamia është objekti fillestar i ndërtuar në qytetin e Korçës.

Axhenda e bisedimeve shqiptaro-greke, përveç përmbajtjes, ka qenë një demostrim simbolike.

Ndërsa Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias zgjodhën Kretën si simbolikë për të nisur negociatat greko-shqiptare, Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë kthyer reston me Korçën për të zhvilluar raundin pritës të bisedimeve.

Kreta përfaqëson, përveçse një ishull të bukur turistik dhe me pasuri të spikatura të trashëgimisë kulturore; është edhe “ajka” e Greqisë dhe filozofisë së helenizmit të shekullit të 20.

Athina zyrtare duket u kujdes që ta largojë takimin nga zonat kufitare me Shqipërinë, nga ku media apo qarqe në Shqipëri do të gjenin ndonjë toponim a histori me shqiptarë.

Kurse Kreta, të vetmen histori me shqiptarë e ka me urrejtjen që ushqejnë për Mehmet Ali Pashën, ish-sunduesin shqiptar të Egjiptit, i cili kryente shpesh ekspedita ndërshkuese në ishull.

Ndërkaq, zgjedhja e Korçës si qytet pritës i raundit të dytë të bisedimeve, duket ka qenë një sinjal nga ana e Tiranës se kërkojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Greqinë.

Përveç izolimit, pra qëndrimit në një vend ku për tre ditë do të shikohen thuajse gjithë kohën me njëri-tjetrin.

Mundësi kjo edhe për tu miqësuar, negociatat finale shqiptaro-greke, kanë pjesën e tyre të simbolikës, në lidhje me mesazhin që japin në publik.

Korça, jo vetëm në kohën pas Luftës së Parë Botërore ka qenë një nga qytetet e rëndësishme për Athinën zyrtare.

Në vitin 1997, Greqia ngriti konsullatën e dytë pas asaj të Gjirokastrës, ndërkohë që ka promovuar ekzistencën e një “minoriteti grek” në Korçë.

Për këtë qëllim janë mbështetur qytetarët me origjinë vllahe, të cilët quhen si “grekë” nëpërmjet letrave të homogjenitetit.

Por kjo situatë ishte e mundur në vitet e para të postkomunizmit ku varfëria ndikoi në shumë vendime njerëzore.

Në lokalet e qytetit këndohej 90% greqisht dhe ku bizneset e mëdhenj të qytetit ishin krijuar e mbështetur nga grekët.

Sot ka një panoramë krejtësisht tjetër:

Korça është një qytet “tjetër”; ku është rikthyer shkëlqimi që ajo ka pasur në shekullin e kaluar si ekonomikisht dhe kulturalisht.

Siç ndodhte përpara 100 vitesh, në Korçë dynden një numër i madh qytetarësh grekë nga Kosturi apo edhe Selaniku, si turistë, për të kaluar një “fundjavë  tipike shqiptare”.

Të cilin sipas gjasave do ta kalojë edhe Nikos Kotzias në Korçë.

Po varet çdo të prodhojë…

Për lajm-shqip

Ylli Pata

20.01.2018

delegacion Korça takim Tirana 4 vite më parë
admin
Etiketime delegacion Korça takim Tirana
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Ministrat Bushati-Kotzias vijojnë të ngujuar në hotelin privat

Pasardhëse

Instagram solli risinë që na nuk na pëlqeu, por ja si ta ‘hiqni qafe’ atë

Të Ngjashme

Moti për ditën e sotme, e martë, 20 Nëntor 2018…

Moti për ditën e sotme, e martë, 20 Nëntor 2018…

Sara Mustafa 3 vite më parë
Kush e vizitoi Tiranën vitin e kaluar në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë?

Kush e vizitoi Tiranën vitin e kaluar në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë?

Erjona Keta 3 vite më parë
The Sun: Zgjerohet aktiviteti i bandave shqiptare, në vend të tretë në Britani

The Sun: Zgjerohet aktiviteti i bandave shqiptare, në vend të tretë në Britani

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com