Siguracionet e makinave: Shikoni sa do të paguani tani e tutje…! Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik. Kjo do të bëhet, për çdo kategori mjeti.
Siguracionet e makinave: Shikoni sa do të paguani tani e tutje…!
Gjithsesi, në skemën e re, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vihet re një rënie të çmimit, në raport me një vit më parë. Kjo do të thotë që ka pasur më pak dëme, çka ka ulur lehtësisht edhe primin orientues të tregut. Duke qenë se prej vitesh tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik, është i liberalizuar. AMF nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve. Ndërsa orientimi, jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë, për përllogaritjen e provigjoneve.
Tabela miratohet çdo vit. Baza e saj, janë treguesit që reforehen nga tregu dhe kompanitë. Të cilat, nuk mund të shesin poshtë këtij niveli, pasi kjo mund të cenojë shëndetin financiar. Situata mund të variojë nga kompania në kompani. Ndërsa çmimet, mund të jenë dukshëm më lart sesa ai i primit të rrezikut. Por jo domosdoshmërisht, ulja e primit të riskut, duhet të shoqërohet me ulje të primit final që shitet nga kompania, tek konsumatori.
Tabela ka për bazë, treguesit nga tregu dhe kompanitë, të cilat, nuk mund të shesin poshtë këtij niveli.
Për vitin 2018 primi i rrezikut, ka regjistruar një ulje të lehtë në raport me vitin 2017. Konkretisht për kategorinë e motoçikletave, primi i riskut për ato me kubikazh deri në 150 cm3 është 3 mijë. lekë, kurse për ato mbi këtë kubikazh, është 4500 lekë.
Gjithashtu, autoveturat me kubikazh deri në 1600 cm3, primi i rrezikut për llogaritjen e nivelit të sigurimit të detyrueshëm, të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, është. 6500 lekë për vitin 2018 nga 7000 lekë të një viti më parë. Kurse për mjetet mbi 1600 cm3, primi është 9000 mijë lekë kur një vit më parë ishte 1000 lekë më shumë.
Për furgonat dhe mikrobusët, ka gjithashtu. një rënie në primin e rrezikut. Për ato me 5-8 vende, vlera është 12 500 lekë, kurse për ato me 8-15 vende 17 000 lekë. Një vit më parë referuar tabelës zyrtare, primi i rrezikut ishte respektivisht 14 000 dhe 19 000 lekë. Ulje kanë, dhe kategoritë e tjera që përfshijnë kamionçinat, kamionët, apo mjetet bujqësore dhe zjarrfikëset.
Leonard Xhelili
10.04.2018