Risia në Siguracionet e makinave: Ja si do të llogariten tarifat e reja … Çmimi i siguracionit të makinës tashmë do të përcaktohet nëpërmjet sjelljes së shoferëve, ose siç njihet ndryshe, nga sistemi Bonus-Malus.
Risia në Siguracionet e makinave: Ja si do të llogariten tarifat e reja …
Sistemi penalizon drejtuesit që kanë kryer aksidente, të cilët do të paguajnë çmime më të larta. Kurse ata që nuk kanë kryer aksidente, do të fitojnë ulje çmimi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfundoi projektligjin e ri. “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku përfshihet dhe zbatimi i sistemit Bonus-Malus.
Në ligj parashikohet që për zbatimin e sistemit të vihet në dispozicion historiku i dëmeve të 5 viteve të fundit të drejtuesit të makinës. Aktualisht, çmimi i siguracionit të makinës është fiks, ndryshon vetëm sipas cilindratit të mjetit. Pas miratimit të ligjit, tarifat e siguracioneve do të llogariten në bazë të sistemit të ri. Pra, e thënë e ndryshe, çmimi do të varet nga historiku i numrit të aksidenteve. Por si do të përllogariten tarifat ?
AMF do të vendos një koeficient, që është i lartë për shoferë që bëjnë aksidente dhe i ulët për të tjerët
AMF, pritet të hartojë draft-rregulloren për zbatimin e sistemit të ri të siguracioneve, që do të jetë i detyrueshëm për kompanitë. Për aplikimin në vendin tonë të këtij sistemi, AMF huazoi modelin italian. AMF ka gati dhe infrastrukturën teknologjike për zbatimin e këtij sistemi. I cili parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori është vendosur dhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidenteve të çdo shoferi, .do të ndryshojë edhe çmimi i siguracionit.
Duke i’u referuar tabelës, për klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën e 18 shkon në 2.
Duke i’u referuar tabelës, për klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën e 18 shkon në 2. Sipas këtij sistemi,. parashikohej që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit të regjistrohen në klasën e 13-të. Ose siç njihet ndryshe, klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut, me koeficient me vlerë të barabartë me 1.
Për klasat nga 1 në 12, koeficienti do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet. Në draft është parashikuar dhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë,. në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, .ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident .gjatë një viti, do të rritet në dy klasë.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
14.05.2018