Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   8 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   8 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   8 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   8 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   8 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   8 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   8 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   8 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   8 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   8 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   8 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»Balkanweb»Sidrit Bejleri: Edhe politikanët edhe VIP-at…
Sidrit Bejleri: Edhe politikanët edhe VIP-at...

Sidrit Bejleri: Edhe politikanët edhe VIP-at…

8 vite më parë Komento

Sidrit BejleriTIRANE – Këngëtari Sidrit Bejleri, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare e sidomos të performancave live, është një nga artistët më besimtar. Ai flet me dashuri për fenë dhe sigurisht për agjërimin. Siç i ka hije një myslimani të vërtetë, Sidriti rrëfen me përulësi për muajin e shenjtë. Ai na tregoi se kur ka qenë në dasma apo në opera, Zoti ia ka larguar vështirësinë dhe ai s’e ka ndjerë aspak etjen apo urinë.
Na kanë thënë se juve jeni agjërues prej vitesh. Është e vërtetë?
Kam vite që agjëroj. U bënë rreth 7-8 vjet që unë agjëroj dhe e bëj me ndërgjegje të plotë, që e di se ç’është agjërimi.
Çfarë vlerë ka për ju Muaji i Ramazanit? Si do ta përshkruanit në një fjali?
Kam përshtypjen që me një fjali nuk mund të shprehet. Rëndomë e trajtojnë si vënia e një personi në pozitën e të varfërit, por nuk është vetëm kjo. Janë një sërë gjërash që njeriu ia mohon vetes. Nuk mjafton vetëm të rrish pa bukë e pa ujë.
Pse çfarë duhet të bëjë tjetër një agjërues?
Nuk duhet të nervozohesh, të shprehesh keq apo të ofendosh të tjerët. Ndalohet edhe marrëdhënia seksuale. Janë shumë frenime, dhe kështu duhet të jetë njeriu në të vërtetë. Këto 30 ditë të krijojnë një autokontroll. Gjatë këtij muaji njeriu mëson të kontrollojë epshet, shfryrjen e nervave. Nuk është kaq e kollajtë. Pra, nuk duhet perifrazuar vetëm me mungesën e ujit apo ushqimit.
A ndiheni më mirë shpirtërisht gjatë këtij muaji?
Absolutisht po, sepse për mua është diçka që ma ka kërkuar Zoti.
Po fizikisht, ndiheni po aq mirë?
Agjërimi bën mirë edhe për shëndetin. Është vërtetuar edhe nga ana mjekësore që agjërimi bën mirë për trupin e njeriut, të pastron nga helmet. Unë kam folur vetë me doktor Myftar Barbullushin, që është shef pavioni. Ai më ka thënë që kur njeriu agjëron, veshkat, stomaku dhe shumë organe të tjera pushojnë. Duke qenë së përgjithësisht njerëzit konsumojnë ushqime apo lëngje gjatë gjithë kohës pa kontroll, gjatë agjërimit janë rreth 17 orë në ditë gjatë të cilave organet e trupit të njeriut pushojnë tërësisht. Trupi rikuperon lodhjen e 11 muajve të tjera të vitit gjatë një muaji ‘pushim’, nëse mund ta quajmë kështu.
A e keni të vështirë të këndoni live në koncerte kur jeni me agjërim?
Këtë fundjavë kam kënduar në dasma edhe të shtunën, edhe të dielën. Dasma është më e vështirë se sa koncerti, se këndon më gjatë. Dhe pavarësisht orëve të gjata, prapë jam ndier mirë. Unë kam kënduar edhe opera kur kam qenë agjërueshëm dhe kolegët habiteshin e më thoshin “Si bën prova?”. Po trupi mësohet. Dita e parë është më e vështirë, ndoshta dhe dita e dytë. Pastaj mësohesh me këtë regjim. Sigurisht që edhe e vështirë është se duke qenë verë, dita është e gjatë, temperaturat e larta dhe të merr etja, megjithatë përballohet. Ta lehtëson Zoti!
Po syfyrin (ushqimin gjatë natës) ku e hani?
Zakonisht në shtëpi. Kur jam me punë, shikoj orarin dhe e ha kudo që të jem.
Ç’mendim keni për politikanët që agjërojnë?
Për mendimin tim nuk duhen ndarë në politikanë e artistë, sepse të gjithë janë rob të Zotit. Dhe kur them fjalën “rob” nënkuptoj krijesa të Tij. Duke qenë kështu, s’ka rëndësi profesioni apo posti. Një politikan apo një person VIP nuk është më i paprekshëm karshi Zotit. Të gjithë kanë nevojë njësoj për Zotin.

24.07.2013

Burimi: Balkanweb

balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb.com bota sot Edhe politikanët e VIP-at kanë nevojë për Zotin femra moderne gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta tema gazetashekulli gazetat shqiptare horoskopi horoskopi kinez horoskopi shqip horoskpi sot Këngëtari Sidrit Bejleri koha jone kosova sot kuriozitete kuriozitete shqip lajm lajme lajme nga shqiperia lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmifundit living.al matura 2013 njoftime pune parajsa.com shqip Sidrit Bejleri sporti shqiptar sulejmani i madherishem telegrafi lajme universiteti i tiranes www.balkanweb www.balkanweb.com www.ballkanweb.com www.living.al 8 vite më parë
admin
Etiketime balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb.com bota sot Edhe politikanët e VIP-at kanë nevojë për Zotin femra moderne gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta tema gazetashekulli gazetat shqiptare horoskopi horoskopi kinez horoskopi shqip horoskpi sot Këngëtari Sidrit Bejleri koha jone kosova sot kuriozitete kuriozitete shqip lajm lajme lajme nga shqiperia lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmifundit living.al matura 2013 njoftime pune parajsa.com shqip Sidrit Bejleri sporti shqiptar sulejmani i madherishem telegrafi lajme universiteti i tiranes www.balkanweb www.balkanweb.com www.ballkanweb.com www.living.al
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Skënderbe magjik, bën mrekullinë në Champions…

Pasardhëse

Thellohet skandali në shoqatën “Në dobi…

Të Ngjashme

Arrestohet Gerard Depardieu

admin 8 vite më parë
Qeni kujdeset për këlyshin e luanit, ja si e mban…

Qeni kujdeset për këlyshin e luanit, ja si e mban…

Klajdi Thaci 2 vite më parë
Rrëfimi i kampionit të boksit: Kam larë pjata për të shlyer borxhet

Rrëfimi i kampionit të boksit: Kam larë pjata për të shlyer borxhet

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com