Si u shmangën atentatet terroriste në Tiranë më 22 Mars.
Eurodeputeti Struan Stevenson, ka paralajmëruar se Shqipëria mund të kthehet në një shesh beteje i Iranit. Ai tregon se si u shmangën atentatet terroriste në Tiranë më 22 Mars.

Anëtari i Parlamentit Europian që përfaqëson Skocinë ka deklaruar se ka të dhëna nga shërbimet sekrete.
Ai shtoi se muxhahidinët iranianë që ndodhen në Shqipëri mund të shërbejnë si fitil i një shpërthimi të madh.
“Po vëmë re një irritim të Iranit pas transferimit të mijëra anëtarëve të lëvizjes kryesore opozitare nga Iraku.
Nuk është sekret se Irani po mundohet t’i dëmtojë ata”, tha Setevenson.
Zyrtarë në Teheran e kanë akuzuar “Muxhahedinët e Popullit të Iranit” si nxitësit e protestave në vend.
Më 2 janar të këtij viti, presidenti iranian Hassan Rouhani i telefonoi Presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Atij ai i kërkoi të ndërmarrë veprime kundër opozitës iraniane që qendrën e saj e ka në kryeqytetin e Francës.
Rouhani i kërkoi të izolojë veprimtarinë e udhëheqëses së opozitës, Maryam Rajavi.
Stevenson, i cituar nga “EuReporter”, thekson se Tirana është kthyer tashmë në shesh të vërtetë lufte.
Sipas tij “emërimi i Gholam Hossein Mohammad Nia dhe Mostafa Roodaki, në Tiranë është një shenjë.
Njëri është ambasador i Iranit dhe tjetri zyrtar i lartë i ambasadës, ndërkohë që janë agjentë sekretë.
Sipas eurodeputetit ata janë pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS.
Stevenson thekson se dy degët e “MOIS”-it iranian në Shqipëri funksionojnë nën emrat e Qendrës Habiliane dhe Institutit Didban.
Po sipas tij, më 22 mars: dy iranianë janë arrestuar me dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste.
Ndërkaq, edhe 10 persona të tjerë u arrestuan për t’u marrë në pyetje nga frika se “MEK” ishte një objektiv.
Për lajm-shqip:
Ylli Pata