Numri i njerëzve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë po rritet dita-ditës.
Pirja e duhanit apo konsumimi i alkoolit, tejkalimi i vakteve, ushqimet fast food dhe një dietë e varfër janë disa nga arsyet që çojnë në zhvillimin e këtij lloji kanceri. Artikulli do t’ju mësojë në vijim se si të përgatisni një recetë që do të shërbejë për eliminimin e toksinave dhe papastërtive nga zorra e trashë dhe trupi.
Si ti largoni toksinat në zorrën e trrashë, pa kimikate dhe efekte anësore …
Hani shumë fibra
Kumbullat e thata janë një burim i mirë i fibrave. Gjithashtu mos lëmë pa përmendur avokadon, fiqtë, bamje, lakër etj.
Gratë midis 19 dhe 50 vjeç duhet të marrin 25 gramë fibra çdo ditë për të siguruar kalimin e shëndetshëm të mbeturinave. Burrat në atë moshë kanë nevojë për 38 gram.
Pas 50 vitesh, gratë kanë nevojë për 21 gramë fibra ndërsa burrat kanë nevojë për 30.
Pini lëng limoni rregullisht
Përmbajtja e lartë e vitaminës C në lëng limoni i jep veti antioksiduese dhe kjo është e rëndësishme për shëndetin e zorrës së trashë. Pini ujë të ngrohtë me limon në fillim të çdo dite.

Kjo alternativë është e mirë sepse nuk përmban kimikate dhe nuk shkakton efekte anësore.
Përbërësit:
1 mollë,
1 gotë ujë,
1 lugë gjelle mjaltë,
1 lugë çaji fara lini,
1 lugë çaji fara chia
Lani mollën dhe priteni atë në copa. Në blendër shtoni mollën, ujin dhe mjaltin, që të krijohet një masë homogjene. Pasi të keni përzierë këto përbërës, shtoni farat chia dhe farat e linit dhe përziejini mirë me një lugë.
Konsumojeni këtë pije vetëm një herë në ditë për rreth tri javë dhe do të shihni efekte në fare pak kohë.
Shëndeti juaj i përgjithshëm do të përmirësohet, sepse të gjitha toksinat në zorrën e trashë do të eliminohen. Metabolizmi juaj gjithashtu do të përmirësohet, gjë që do të çojë në humbjen e peshës.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
16.08.2018