TIRANE – Masat parandaluese nuk kanë kuptim të zbatohen vetëm për një kohë të caktuar, por vazhdimisht, sepse është e vetmja mënyrë që mundëson mbrojtjen e shëndetit të këmbëve.
Edhe pse me masa parandaluese nuk mund të eliminohen të gjithë shkaktarët kryesorë të cilët shkaktojnë këtë sëmundje, si p.sh. te predispozitat gjenetike megjithatë mund të ndikohet, qoftë me pengimin, zbutjen e pasojave, ndërprerjen apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes.
Masat parandaluese:
Më shumë ecje
Ecja është shumë e rëndësishme. Aktiviteti fizik është mënyra më e thjeshtë me të cilin nxitet qarkullimi i gjakut drejt zemrës dhe eliminon rrezikun e ndërprerjes së gjakut.
Çorapet elastike
Bartja e çorapeve elastike shërben si masë parandaluese, por edhe si terapi për venat e zgjeruara, në rastet kur ndërhyrja kirurgjikale nuk është e domosdoshme.
Ushqimi
Edhe ushqimi është shumë me rëndësi në parandalimin e venave të zgjeruara. Ushqimi që tretet lehtë dhe i shëndoshë ndihmon në shmangien e peshës së tepërt, e cila është shkaktare e shpeshtë e zgjerimit të venave. Pra, është me rëndësi, që të kufizohet futja e sheqerit dhe e yndyrës në organizëm (posaçërisht me prejardhje shtazore) dhe ushqimin e përditshëm duhet pasuruar me ushqim që ndihmon tretjen.
Barnat natyrale
Kundër ënjtjes së këmbëve mund të ndihmojnë disa bimë: gështenjat e egra, boronica, hardhia e rrushit të kuq, e disa bimë të tjera. Ekzistojnë të dhëna që përbërësit e atyre bimëve forcojnë muret e enëve të gjakut dhe të kapilarëve.
Shmangni dushin me ujë të nxehtë
Nxehtësia e madhe është armik i venave: shmangni dushin me ujë të nxehtë. Uji gjithmonë duhet të jetë i vakët. Do të ishte mirë që pas dushit një kohë të shkurtër këmbët t’i lani me ujë të ftohtë, duke u bërë masazh nga poshtë -lart.
19.10.2012
Burimi: Balkanweb
Si të parandalojmë zgjerimin e venave?