Ka ndodhur të kemi një mikeshë që pas disa kohësh e shohim interesante, apo tërheqëse. Papritmas duam të kalojmë më shumë kohë me të e madje ndihemi edhe xhelozë. Rënia në dashuri me një mikeshë të vjetër është diçka e shpeshtë, por vështirë të kuptohet nëse ndjenja është reciproke. Ja si arrihet:
1.Ka shumë sinjale që femrat lëshojnë kur janë të interesuara ndaj dikujt. Mirëpo, në rast se e njohin mirë këtë njeri, atëherë mund të ndryshojë gjithçka.
2.Sinjali i parë është universal: do të nisë të sillet në mënyrë ndryshe me ty, në krahasim me sa bënte më parë. Për shembull mund të të lejojë të marrësh pjesë në aspekte të jetës tënde që përpara as nuk do t’i tregonte. Nëse të fton në kinema për të shikuar një komedi romantike, atëherë edhe ky mund të jetë sinjal që është e interesuar ndaj teje. Mund të jenë gjëra të vogla, ose edhe vendime të rëndësishme. Por kujdes se ky sinjal edhe mund të keqkuptohet.
3.Sinjali i dytë që lëshon një femër e interesuar për më shumë se një miqësi të thjeshtë, është flirti me ty në mënyrë të hapur. Mendon flirtin, si të ishte metodë për të verifikuar temperaturën e një pishine: nëse uji është i ftohtë, nuk hidhesh, nëse është mesatar do të hysh dalëngadalë dhe nëse është e nxehtë, atëherë do të hidhesh me kokë. Kur një mikeshë fillon të flirtojë hapur, apo të lejon ty të flirtosh me të, atëherë është sinjal konkret që është i interesuar për ty. Mirëpo mos e merr me vrull, pasi rrezikon ta frikësosh e ta humbasësh.
4.Sinjali i tretë është ndryshimi i llojit të kontakteve fizike mes jush. Femrat s’janë budallaqe. E dinë që meshkujve u pëlqen kontakti fizik. Kjo do të thotë se dinë ta përdorin si sinjal për t’u informuar se janë të interesuara ndaj teje në një farë mënyrë. Kontakti fizik është sinjal aq i zbehtë, sa që shpesh edhe mund të mos dallohet. Bëhet fjalë për kontakte të thjeshta si lënia d krahut, apo e këmbës mbi ty, por edhe ndonjë shtrëngim duarsh ose ndonjë përqafim i zgjatur.
5.Sinjali i fundit është ndryshimi në kontaktin viziv. Të gjithë e shohim në sy një njeri kur i flasim. Ky kontakt i bën të kuptojë tjetrit se ka vëmendjen tonë dhe se kemi mjaft besim në vetvete, sa për ta shikuar në sy. Kontakti viziv, kur përdoret si sinjal, është një formë komunikimi. Femrat shohin meshkujt dhe i studiojnë, mësojnë edhe gjëra mbi ta dhe mund të kuptojnë shumë gjëra nga qëndrimi i tyre. Prandaj nëse vëren që një mikeshë të sheh gjatë në sy e nuk kthehet nga anët e tjera, apo që të sheh teksa ti nuk po e sheh, do të thotë se mund të jetë e interesuar për ty.
05.05.2013
Burimi: ikub.al