Përbërësit për 4 veta:
1 lulelakër e madhe 1 1/2-2 kg, ose 2 me te vogla
1 f. çaji domate te pjekura te prera holle (ose domate te thata)
200 gr kaçkavall
kripe,piper
2 l. çaji galete
Për kremin e kosit:
1/2 kos qeseje
2 veze
2 l. çaji mustarde
kripe,piper
4 l. supe vaj ulliri
Marrim lulelakrën e presim ne copa me te vogla e ziejmë ne ujë me kripe për 10 minuta ose sa te zbutet disi. E kullojmë dhe e leme mënjane.
Përgatitja e kremit te kosit:
Ne tas rrahim vezët me tel. Shtojmë mustardën, vajin, kripe e te marrim një krem homogjen, pastaj shtojmë piperin dhe i rrahim mire qe te bashkohen përbërësit.
Ngrohim furin ne 200 grade. Copat e lulelakrës i vëmë ne një tave ose pirex te vajosur. I përziejmë me domatet dhe kaçkavallin. Hedhim sipër kremin e kosit dhe pudrosim me galete. E pjekim për 15 minuta ose sa te shohim qe merr ngjyre te lehte te arte sipër.
02.02.2013
Burimi: Ikub.al