Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KULTURE»Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? (Burimi: Ikub,…
Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? (Burimi: Ikub,…

8 vite më parë Komento

Si ta ndërtoni lajm-shqipSi ta ndërtoni besimin në një lidhje?

Shtylla kryesore që e mban një lidhje romantike, është besimi. Po të mos keni besim te njëri-tjetri, herët ose vonë, lidhja juaj do të mbarojë.

Flisni për të ardhmen!

Nëse vërtet dëshironi që partneri t’ju besojë plotësisht, ju duhet të flisni për të ardhmen tuaj me të. Gjithnjë kur flisni për planet e së ardhmes, sigurohuni që ta përfshini edhe atë. Madje sugjeroni diçka dhe kërkoni ndihmë apo këshilla nga partneri për ato plane. Nëse e sheh se ju vërtet mendoni ta keni një lidhje afatgjatë, partneri do t’ju besojë edhe më shumë.
Bëhuni person i përgjegjshëm!
Nëse partneri juaj e di se mund të mbështetet te ju për çfarëdo që ka nevojë ai, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Gjërat e vogla të cilat ai jua kërkon mund të jenë më të rëndësishmet dhe nëse ju nuk i kryeni ato porosi, mund ta lini një përshtypje si person i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm për një jetë të përbashkët.

Bëhuni i sinqertë!

Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar një besim të ndërsjellë në një lidhje. Ju duhet ta keni një mirëkuptim ndërmjet veti dhe t’i besoni njëri-tjetrit vërtet, por kjo nuk mund të arrihet nëse ju nuk e dëshmoni sinqeritetin tuaj më parë. Shprehni edhe kritikat, nëse i keni në mendje, nëse nuk pajtoheni për diçka duhet të flisni për këtë.
Pranojini ndryshimet!
Është koha që ju t’i pranoni ndryshimet ndërmjet jush dhe të mos lejoni që ato t’ju ndajnë. Ju duhet të jeni në gjendje ta pranoni partnerin tuaj plotësisht, në mënyrë që ai të ketë besim te ju dhe të hapet lirshëm, pa u frikësuar nëse ju do të mendoni pozitivisht apo jo.

10 pyetjet që na bëjnë të skuqemi

1-Përse burrat nuk kanë nevojë për parapërgatitje?
Tashmë shumë studime shkencore kanë treguar atë që të gjithë burrat dhe gratë e dinë nga eksperienca: Tek ai dëshira rritet shumë shpejt, ndërsa eksitimi femëror rritet në mënyrë të ëmbël dhe graduale. Veç kësaj, burrat ndihen më meshkuj nëse “nuk humbin kohë” me puthje dhe përkëdhelje (e në fakt thuajse 50 për qind e grave ankohen për këtë).

2-Përse asaj i pëlqen më shumë të qëndrojë sipër?
Sepse kështu mund të provojë ndjesi më të thella. Në këtë pozicion gruaja ndihet më e lirshme për të pasuar ritmet dhe ndjesitë e saj. Avantazhe shumë të çmuara për atë që ka një partner mbipeshë apo për atë që vuan nga ankthi: Disa gra, në fakt, në të ashtuquajturin pozicion të misionarit (ai sipër dhe ajo poshtë), ndiejnë t’u merret fryma.

3-Përse disa burra nuk arrijnë fare të përmbahen?
Nëse ai nuk arrin ta mbajë orgazmën, në përgjithësi do të thotë se ndihet psikologjikisht nën trysni (shpesh është një fakt i pavetëdijshëm, të cilin nuk e percepton plotësisht) dhe kjo shkakton një tension në bacin, zona plevike ngurtësohet dhe bëhet e paaftë për të mbajtur ejakulacionin. Për këtë arsye, kura në rastet e ejakulacionit të parakohshëm konsiston në ndihmën që duhet dhënë për të gjetur një qetësi emotive.
4-Përse ai nuk ka qejf të përdorë prezervativin?
Sepse mund të pengojë kalimin natyral nga parapërgatitjet në depërtim. Nëse ai duhet të ndalet, të hapë kutinë dhe të vendosë profilaktikun, eksitimi mund të ulet. Dhe duke u ndjerë në siklet, mund ta ketë të vështirë të rifillojë nga e para. Veç kësaj është edhe paragjykimi që e konsideron prezervativin një pengesë për ndjeshmërinë e penisit.
5-Përse disa burra kur bëjnë dashuri eksitohen duke thënë fjalë të ndyra?
Për disa burra, thënia e fjalëve të ndyra ka një efekt çlirues. Është njësoj sikur thyerja e skemave të sjelljes së mirë, t’i ndihmojë të jepen. Disa të tjerë provojnë një kënaqësi për të ndaluarën, e ngjashme me atë të fëmijëve dhe kjo e shton dëshirën e tyre. Dhe nuk është e thënë, siç mund të mendohet, se grave nuk u pëlqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nëse shahen arrijnë më kollaj të largojnë nga vetja bllokimin dhe turpin.
6-Përse pas orgazmës burri ka nevojë për shumë kohë për t’u rikarikuar?
Sepse orgazma e tij më shumë se ekstazës femërore i ngjan një shkarkimi të mirëfilltë. Dhe menjëherë niveli i testosteronit (hormoni mashkullor që ndikon dëshirën seksuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet. Që të rikthehet dëshira për të bërë dashuri, një burri i duhet një periudhë pushimi nga dhjetë minuta tek të rinjtë deri në 48 orë tek më të vjetrit.
7-Përse “më pas” ai fle gjumë?
50 për qind e grave thonë se partneri pas dashurisë është indiferent ndaj përkëdheljeve. Ai fle gjumë menjëherë ose fillon të lexojë gazetën, të shohë TV apo të hajë. Ka një shpjegim dhe këtë na e japin shkencëtarët. Pas orgazmës, ai hyn në një fazë relaksi. Kjo për shkak të endorfinave, të ashtuquajturat substanca të mirëqenies që organizmi ynë prodhon edhe pas një ore aktiviteti fizik dhe që kanë një efekt të lehtë shtensionues.
8-Përse burrave u pëlqen të shikojnë?
E dini që meshkujt e vegjël të shimpanzeve shikojnë amplekset e të rriturve dhe i riprodhojnë duke luajtur dhe se femrat e disa kafshëve i kanë gjenitalet e ngjyrosura për të tërhequr vështrimin e meshkujve? Syri ka shumë rëndësi në takimin seksual dhe dëshira, sidomos tek meshkujt, është e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo është theksuar me evolucionin: U pakësua stimuli nga feromonet, aroma që trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, për të joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh një minifund.
9-Përse në krevat shumë gra kanë qejf që t’u flitet?
Sepse, në përgjithësi, gratë duan më shumë komunikimin sesa veprimin e mirëfilltë. Një karakteristikë që, natyrisht, shfaqet edhe në seks. Një hapje e mirë me partnerin, para, gjatë dhe pas raportit seksual, i bën të ndihen të futura në një lidhje të pasur, të plotë dhe shumë më tepër përfshirëse sesa një “takim seksi” i thjeshtë. Dhe është edhe një kënaqësi më e madhe fizike.
10-Përse shumë burrave u duket eksituese të shohin dy gra që bëjnë dashuri?
Dëshira e shumë burrave për të parë gra që përkëdhelen nuk lind vetëm nga pasioni mashkullor për imazhet erotike. Në fakt, është fjala për një “variant” njëkohësisht eksitues dha pak kanosës. Shpesh ai, në këtë fantazi, nuk është i trembur nga ballafaqimi me burra të tjerë. Dhe mund të përfytyrojë të futet në lojë si protagonist i vetëm e i padiskutueshëm.

 

16.07.2013

Burimi: Ikub

balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb.com bota sot femra moderne gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta tema gazetashekulli gazetat shqiptare horoskopi horoskopi kinez horoskopi shqip horoskpi sot koha jone kosova sot kuriozitete kuriozitete shqip lajm lajme lajme nga shqiperia lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmifundit matura 2013 njoftime pune parajsa.com shqip sporti shqiptar sulejmani i madherishem telegrafi lajme universiteti i tiranes www.balkanweb.com www.ballkanweb.com www.living.al 8 vite më parë
admin
Etiketime balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb.com bota sot femra moderne gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta tema gazetashekulli gazetat shqiptare horoskopi horoskopi kinez horoskopi shqip horoskpi sot koha jone kosova sot kuriozitete kuriozitete shqip lajm lajme lajme nga shqiperia lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmifundit matura 2013 njoftime pune parajsa.com shqip sporti shqiptar sulejmani i madherishem telegrafi lajme universiteti i tiranes www.balkanweb.com www.ballkanweb.com www.living.al
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Ndryshimi i ngjyrës në fytyrë, shenjë…

Pasardhëse

Vrasja me silenciator, i ati: Mondi…

Të Ngjashme

Lionel Mesi, ja ku po kalon pushimet së bashku me..

Lionel Mesi, ja ku po kalon pushimet së bashku me..

admin 3 vite më parë

Edhe Turqia heq dorë nga Eurosongu

admin 9 vite më parë
Krijesa të lëvizshme gjysmë njeri- gjysmë majmun, qeniet e çuditshme në Tajlandë

Krijesa të lëvizshme gjysmë njeri- gjysmë majmun, qeniet e çuditshme në Tajlandë

Erjona Keta 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com