Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Si ia mbylli dyert Berisha Ramës
Si ia mbylli dyert Berisha Ramës

Si ia mbylli dyert Berisha Ramës

8 vite më parë Komento

Spartak Ngjela, lajm-shqipSi ia mbylli dyert Berisha Ramës

Spartak Ngjela– Po kalonte edhe prilli dhe koha ishte ngrohur; kurse shqiptarët dukej në fakt duket si të ishin të çliruar, por të gjithë me merakun sesi do të rridhnin këto ngjarje, që nuk kishin dal nga ngritja puniste. Kjo ishte arsyeja që të gjithëve iu kishte lindur sërish një shkëndijë shprese përmbysëse kur kishin parë daljen në skenë të Sindikatës së parë shqiptare, të bashkuar dhe që sulmohej përditë e më shumë, me një instinkt për përmbysje; ishin me mijëra ata që regjistroheshin në sindikatë ditë për ditë, punëtorë dhe intelektualë, të gjithë të punësuarit e atij shteti, dhe të gjithë po prisnin që të fillonte një grevë paralizuese në të gjithë sektorët e jetës. Ishte tamam koha, sepse politika kishte dështuar. Takova Pashkon disa herë , dhe e pashë që nuk donte këtë lloj rruge, por nuk i foli, ndonëse e dinte që unë isha përfshirë në sindikatat e pavarura. Por kisha takuar ndërkohë dhe Edi Ramën, i cili ishte kthyer nga Gjermania; dhe ndërkaq sikur kishim bërë një grup të vogël, që kërkonte t’i kundërvihej Partisë Demokratike, e cila i kishte mbyllur dyert për intelektualizëm. Rama ma përcaktoi dhe më shumë bindjen se Ramiz Alia e drejtonte atë parti, kur më tregoi sesi Gramoz Pashkoja e disa të tjerë e s’kishin thënë se Ramiz Alia ishte Aleat i tyre dhe madje ata nuk do t’i vinin një kundërshtar në zgjedhje. “U habita”, po më thoshte Rama ndërkaq, dhe në maraz e sipër, duke i sharë, u largova nga një grup njerëzish që nuk di pse mu dukën jo si politikanë apo kundërshtarë, por si spiunë që kërkonin të gënjenin shqiptarët në dobi të Ramiz Alisë. Pastaj në ditë të tëra, Rama më sqaroi, me fakte të mbledhura sidomos për Berishën, shumë mirë të gjithë kontradiktën e kohës dhe tani, më në fund e kisha kuptuar se, nuk kisha qenë i gabuar për atë që mendoja i bindur për atë kohë opozitare. Megjithatë sigurisht që isha koshient se në këtë lojë nuk kishte asgjë që të dilte jashtë politikës, por ajo që sigurisht ishte shqetësuese ishte fakti që Ramiz Alia dhe i gjithë klani i tij, por që veja e diktatorit gjithashtu, ishin duke pritur që të ndryshonte rrjedha e politikës botore, nga një paqe e imponuar ngaAmerika, në një konfrontim Amerikan. Të them të drejtën duke ndjekur lajmet për Gurbaçovin dhe për gjendjen në Rusi, kjo më dukej si një mundësi e pranueshme që mund të ndodhte, dhe e ndieja së brendshme se kjo po më jepte herë-herë disa shkulme shpirtërore të cilat më krijonin bezdinë e pakënaqësisë dhe të një lloj droje se gjithçka mund të kthehej sërish atje ku kishte qenë. Në një kohë përmbysje, kur persekucioni ishte çliruar dhe kur regjimi kishte bërë tërheqje, e kuptoja se asgjë nuk kishte marrë fund. Opozita e kishte ruajtur sundimtarin me anë të një “fenomeni paqësor”, që nuk kishte lidhje me zhvillimin, por me kontratën që kishte bërë për të zbutur pakënaqësinë dhe revoltën popullore, me anë të një shprese opozitare, e cila më në fund megjithëse ishte e kontrolluar nga regjimi i vjetër prapëseprapë nuk ishte lejuar që të vinte në pushtet. I thash Ramës që, ata që kam gjetur në opozicion nuk kishin asgjë formuese në lidhje me shtetin, dhe nuk ia kishin idenë se çfarë kishte përfaqësuar në fakt shteti shqiptar i Enver Hoxhës. I shpjegova, ndërkaq, atij dhe Ardian Klosit, dhe shumë të tjerëve që rrinin bashkë, se do të kishte përplasje të dhunshme me anë tre sindikatave. “Si?”, më pyeti Edi Rama, dhe atëherë unë i thashë një shprehje, e cila qarkulloi për 20 vjet të tjerë: Aksion, represion, revolucion” dhe ndërkaq qeshëm me ditë të tëra për këtë, sepse ata të gjithë nuk besonin se mund të bëhej ndonjë gjë në Shqipëri. Po unë vijoja takimet e rregullta me kryesinë e Sindikatavem dhe sidomos me Eqerem Kavajën, Gëzim Kalanë dhe Gëzim Shimën. Me respektin që të tre dhe donin që të krijohej një situatë përmbysëse.

Marrë nga kapitulli XIII “Sesi do ta mbanin ende pushtetin ata njerëz që tani ishin të akuzuar për krime, vetëm një zot e kuptonte”, 1991

 

 

SINDIKATAT

 Berisha, President dhe Kryeministër, Meksi “kukull”

Në Partinë Demokratike filluan ethet e karrierës politike. Menjëherë u dallua kompromisi i parë, që ishte bërë para një viti, midis Aleksandër Meksit dhe Sali Berishës për të eliminuar Gramoz Pashkon, dhe, nga larg, duket se kompromisi ishte i qëndrueshëm. Unë e dija këtë prandaj nuk e mora fare vendimin për të biseduar me ata të tjerët, sepse nuk ia vlente. Gjithçka kishte ndodhur në politikë, dhe politikën, në çastet e kompromisit Meksi-Berisha e drejtonte Ramiz Alia. Liderët e PDsë në atë kohë, që të gjithë e dinin që ishin përbërit e një fasade, dhe e kishin shumë frikë regjimin e vjetër….Kulti i Sali Berishës kishte ardhur e ishte ngritur artificialisht, sepse të gjithë përkrahësit e tij e konsideruan si njeriun që kishte goditur Ramiz Alinë. Në fakt ai kështu kishte bërë, por ata që e vlerësonin nuk e dinin se ajo kishte qenë një ndarje e detyruar që të luante kartën e radikalit. Dhe po ta shohësh me vëmendje, e gjen se është i barabartë me lëvizjen e Milosheviçit, i cili, me kartën e radikalizmit nacionalist, kishte goditur për vdekje Ivan Stamboliçin, kryetarin e tij të partisë dhe të shtetit të vet. Në fund të fundit kjo është politika kudo dheSali Berisha e kishte ngritur staturën e tij si një radikal antikomunist…Por konflikti midis liberalëve dhe mesjetarëve erdhi shumë shpejtë. Berisha e kishte vendosur putrën e tij të rëndë mbi gjithçka e mbi çdo gjë politike në Shqipëri. Ai e zgjodhi vetë të gjithë qeverinë, dhe me një farë arrogance i tha Aleksandër Meksit që të ishte kryeministër i Shqipërisë. Kjo i habiti të gjithë, por jo ata që e kishin ditur kompromisin bizantin që Berisha- Meksi kishin bërë në shkurtin e vitit 1991. Megjithatë kjo ishte vetëm fasadë, sepse Berisha nuk mund ta honepste dot atë; por duhej t’i qëndronte marrëveshjes. Se çfarë i duhej Aleksandër Meksit një post i tillë referenti mesjetar, që nuk kishte asgjë në dorë, këtë duhej ta dinte vetëm ai, sepse në fakt, gjatë gjithë kohës, do të mbetej një figurë e përfillur që drejtonte një qeveri që ja kishte emëruar Sali Berisha. Dhe kjo gjendje u kuptua që në ditët e para, qëkurse të gjithë e morën veshë që Meksi nuk kishte emëruar asnjë ministër. Por kjo gjendje mua m’u duk shumë e rëndë dhe që mbarte me vete një mediokritet të ri. Takova në këto ditë dhe Imamin, edhe Pashakon, dhe që të dy më thanë se pak a shumë këto gjëra duke folur për Meksin me një tonë neveritës; “një komedi e pështirë”, më thanë që të dy, por Imami ndërkohë priste që të zgjidhej kryetar i parlamentit…

Marrë nga kapitulli XX “Çfarë do të bënin me pushtetin heronjtë e stisur të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri”, 1991

 

 

HOXHIZMI

Goditjet e Sali Berishës tregonin një njeri “të vjetër”, mesjetar dhe “hoxhist”

Kur mbërritëm në Tiranë, madje që në makinë, na thanë se shtypi i Sali Berishës kishte vjellë vrer kundër nesh, pse ishim atje, duke e quajtur vizitën tonë në Beograd gati tradhti. Tek i dëgjoja këto, dhe pasi i lexova vetë kur mbërrita në Tiranë, më kapi së brendshmi një ndjenjë e vërtetë trishtimi se e shihja që në të gjitha aspekte e jetës politike dhe sociale nuk kishte ndryshuar asgjë që nga koha e komunizmit. Hoxhizmi ishte i pranishëm dhe kjo shihej më së shumti nga shtypi i Partisë Demokratike. Sharje, fyerje individësh; asnjë ide nëpër gazetat qeveritare dhe asnjë argument politik, por vetëm një luftë njerëzisht për të depersonalizuar sidomos intelektualët dhe gjithë kundërshtarët politikë. Opozita për Berishën dhe për lidershipin e Partisë Demokratike ishte një gjëmë kombëtare. Deri tani, opozita socialiste shihej si ishkomuniste, që ishin ne shpatullat e tyre kriminelët e pasardhësve, kurse kur doli si opozitë dhe Aleanca Demokratike, dhe kjo duhej e dejonizuarme çdo mjet dhe gjithmonë me stilin e përdalë të Sali Berishës, i cili të gjitha goditjet i citonte vetë. Urrejtje dhe një trazirë e brendshme patologjike, që tregonte se kishe të bëje me një njeri “të vjetër”, që kur kishe ardhur nga mesjeta, ishte bashkuar me hozhizmin dhe kërkonte të ndrynte kohët moderne dhe mendimin evropian në Shqipëri… Personalizimi ishte kundërshtari numër një i Berishës, dhe të gjithë e merrnin sikur ai ishte një pasionant që nuk pranonte dot të kundërtën, ose si një individë që ishte i angazhuar në luftën kundër komunizmit në Shqipëri… Edhe hoxhizmi antipresonalizmë kishte qenë, madje, madje njëlloj tejet i ngjashëm me antipersonalizimin e Berishës, prandaj unë vetë isha i bindur se po jetonim në hoxhizëm. Në fund të fundit nuk është vetëm presekucioni që mbante në këmbë hoxhizmin, por ishte gjithashtu dhe antipersonalizmi, por ishte gjithashtu dhe antipersonalizmi, ngritja e individët deri në majat e shkencës, të dijes dhe të indetifikimit si individë, i cili ka gjuhën dhe krijimin e tij në shoqërinë së cilës i përket. Dhe ishte gjithashtu dhe një varfëri e imponuar për të gjithë, një barazi ndaj një varfërie ekstreme, e cila paraqitej si kulmi i varfërisë; dhe pastaj një kohë që nuk të lejonte që të merrje asgjë nga koha jote, sepse ajo ishte e përcaktuar nga hoxhizmi; koha jote i përkiste e gjitha Enver Hoxhës.

 

13.06.2013

Burimi: Shekulli

albanian news balkan web balkanweb ballkan web ballkanweb edi rama gazeta gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta sot gazeta tema ikub ikub.al kuriozitete lajm lajm i fundit lajm shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet sot lajmi lajmi fundit lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama ramiz alia shekulli shqip Spartak Ngjela top channel top-channel.tv 8 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkan web balkanweb ballkan web ballkanweb edi rama gazeta gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta sot gazeta tema ikub ikub.al kuriozitete lajm lajm i fundit lajm shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet sot lajmi lajmi fundit lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama ramiz alia shekulli shqip Spartak Ngjela top channel top-channel.tv
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Hetim ish-drejtuesve të QSUT-së (Burimi: Top…

Pasardhëse

Ekzekutohet i liruari nga burgu (Burimi:…

Të Ngjashme

Sherr me thika tek “Komuna e Parisit”, plagoset një 26-vjeçar

Sherr me thika tek “Komuna e Parisit”, plagoset një 26-vjeçar

admin 3 vite më parë
Tahiri ka dhe ‘kundërshtarë’…por kush ishte gjyqtarja që e donte në burg! 

Tahiri ka dhe ‘kundërshtarë’…por kush ishte gjyqtarja që e donte në burg! 

admin 3 vite më parë
Gjermania shtrëngon masat/ Penalizim për azilkërkuesit që gënjejnë

Gjermania shtrëngon masat/ Penalizim për azilkërkuesit që gënjejnë

Elona Tereziu 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com