Arbana Osmani, Eno Popi, Drini Zeqo dhe Ermal Mamaqi ishin figurat më në zë të Top Channel në fillimet e këtij televizioni.
Edhe sot ato janë figura të rëndësishme televizive. Por jo të gjithë vazhdojnë të jenë në Top.
Arbana dhe Eno i qëndrojnë besnik televizionit që i bëri figura publike.
Ndërsa Drini dhe Ermali janë zhvendosur në Klan.
Duke lënë paksa mënjanë karrierën që kanë ndërtuar tani, ju a i mbani mend Ermalin, Enon, Arbanën dhe Drinin në vitet 2000?
Drini dhe Ermali kanë publikuar një foto të vjetër ku shihen të gjithë së bashku. Shumë ndryshe nga si duken sot. Ata me siguri nuk e kishin menduar sa të suksesshëm do të bëheshin sot.
www.lajm-shqip.com