Shtyhet afati i aplikimeve për SPAK/ Prokurorët afat deri më 21 shkurt…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur këtë të mërkurë, shtyrjen e afatit për pranimin e aplikimeve për SPAK.
Me 10 vota pro dhe një kundër, u vendos, që aplikantët do të kenë afat deri me datën 21 Shkurt 2019.
Ai që ka votuar kundër këtij vendimi është n/Kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
KLP bën thirrje prokuroreve të shfrytëzojnë këtë afat dy javor për të paraqitur aplikimin e tyre.
Mësohet se pak minuta më parë ka aplikuar edhe Vate Staka prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.
Deri më tani kanë aplikuar dhe janë regjistruar Besim Hajdarmatajt, Behar Dibra, Shkëlzen Cena, Anton Martini, Besnik Muçi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Arben Kraja, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Eugen Beci.
Në strukturën e SPAK do të jenë 15 prokurorë, ndërsa afati i aplikimeve është shtyrë deri me datën 21 shkurt.
Erjona Keta
06.02.2019