Shtrenjtësia e naftës, ja çfarë vendi zë Shqipëria në botë…
Në krahasim me të ardhurat për frymë Shqipëria zë vendin e pestë në botë sa i takon shtrenjtësisë së karburantit. Renditet pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut.
Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor” nisur prej informacioneve që jep “Global Price Petrol”.
Çmimi i benzinës që merret për referencë nga “Global Price Petrol” është 1.68 dollarë/litër në Shqipëri.
Kjo shifër është e krahasueshme, në nivele të ngjashme me vende me të ardhura për frymë tepër më të larta se Shqipëria.
Vende si: Gjermania, Belgjika, Holanda, Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia etj.
Shtrenjtësia e naftës, ja çfarë vendi zë Shqipëria në botë…
Shqiptarëve u duhen 5.3% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.
Ndërsa vendet e rajonit dhe vende të tjera të zhvilluara e kanë këtë shifër më të ulët:
Maqedonia, Mali i Zi- 3.2%
Serbia – 3.7%
Greqia – 2.6%
Bullgaria – 2.4%
Kosova – 3.9%
Italia – 1.8%
Norvegjia – 1.3%
Vendin e parë për shtrenjtësinë e karburantit e zë Moldavia. Të duhen 7.3% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.
Arsyeja pse Shqipëria ka një çmim tepër të lartë për naftën është taksa e lartë që paguajmë për të.
60% të çmimit të karburanteve e zënë taksat.


Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
29.03.2018