Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»BOTA»Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, shikimi që sdo donte Turqia
Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, shikimi që sdo donte Turqia
Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, shikimi që sdo donte Turqia

Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, shikimi që sdo donte Turqia

4 vite më parë Komento

Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, shikimi që sdo donte Turqia

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin te Recep Tayyip Erdogan synon të dëshmojë harmoni. Dy vendet janë të lidhura ngushtë në planin ekonomik, por kanë divergjenca përsa i përket Sirisë.

Duarshtrëngime, rrebeshe blicësh, buzëqeshje për kamerat. Konferenca e përbashkët për shtyp e Vladimir Putinit dhe Recep Tayyip Erdoganit, në krye të vizitës dyditore të presidentit rus, të martën pasdite në Ankara, ishte për t’i dëshmuar botës harmoni. Dy krerët e shteteve donin të festonin së bashku fillimin e ndërtimit të centralit të parë bërthamor në Turqi.

Sipas medias turke, impianti bërthamor që do të ndërtojë Rusia në Akuju, krahina në jug të Turqisë në brigjet e Mesdheut, kushton 20 miliardë dollarë . Ndaj dhe synon të mbulojë dhjetë për qind të nevojës së Turqisë për elektricitet.

Nuk është bashkëpunimi i parë midis Turqisë dhe Rusisë në fushën e energjisë. Kristian Brakel, drejtori i Fondacionit Heinrich Boell në Stamboll, thotë se “Rusia është shumë e rëndësishme për tregun e gazit në Turqi, rreth 63% e gazit në Turqi vjen nga Rusia. Prej kohësh është duke u planfikuar gazsjellësi Turkeystream me ndihmën e të cilit do të çohet gaz edhe në BE. Kjo është e dobishme për të dyja palët. Në njërën anë, Rusia dëshiron të mbetet e rëndësishme për politikën energjetike të BE-së. Në anën tjetër, Turqia dëshiron të bëhet nyje e rëndësishme në qarkullimin e energjesë.

Gazsjellësi Turkstream

Rusia dhe Turqia nuk bashkëpunojnë vetëm në tregun e energjisë: Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), Turqia importon vetëm nga Bashkimi Europian më shumë prodhime sesa nga Rusia. Rreth 11 për qind e importeve turke vijnë nga Rusia. Përveç naftës dhe qymyrit, prej andej eksportohet në Turqi sidomos hekuri. Edhe turizmi luan një rol të rëndësishëm. Mesatarisht rreth katër milionë rusë kalojnë çdo vit pushimet në Turqi. Ndërsa Turqia, përveç prodhimeve bujqësore, si limonë dhe fara luledielli, eksporton në Rusi kryesisht pajisje për automobilë dhe anije. Sipas Divizionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara (UNSD), në vitin 2016 këmbimi tregtar mes dy vendeve pati kapur shifrën prej 17 miliardë dollarësh.

Siria mbetet pikë delikate

Pavarësisht nga këto ndërthurrje të ngushta ekonomike, as dy vjet e gjysmë nuk kanë kaluar qëkur marrëdhëniet mes dy vendeve pësuan një krizë serioze. Në nëntor të vitit 2015, ushtria turke rrëzoi një avion luftarak rus që kishte hyrë në hapësirën ajrore turke teksa po udhëtonte drejt Sirisë. Aeroplani u rrëzua. Një pilot vdiq. Marrëdhëniet turko-ruse vajtën në zero.

Sot është mbi të gjitha rajoni Idlib në Sirinë veriperëndimore, jo larg kufirit me Turqinë, ku bëhen të dukshme divergjencat mes Moskës dhe Ankarasë. Eksperti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Sirinë, Sam Heller, është i bindur se fati i Idlibit do të vendoset në negociatat pas kuintave mes Turqisë dhe Rusisë. “Në Idlib janë grumbulluar armiqtë më të mëdhenj të Asadit, prandaj Rusia mund të dojë t’i japë regjimit sirian dritë të gjelbër për ofensivë në këtë krahinë “. Por ky hap, thotë Heller më tej, do të kishte pasoja të mëdha mbi Turqinë. Një ofensivë do të detyronte qindra mijëra njerëz që të kërkonin strehë përtej kufirit, në Turqi.

Zonat e konrolluara në Siri

Ankaraja dëshiron ta parandalojë këtë me çdo mënyrë. Që nga viti 2016, ushtria turke kontrollon disa zona të krahinës fqinje, Aleppo. Në fund të marsit, me ndihmën e rebelëve sirianë, ajo pushtoi edhe krahinën kurde, Afrin. Në këto zona qeveria turke synon të vendosë aty një pjesë të 3,5 milionë refugjatëve sirianë që prej vitit 2011 janë strehuar në Turqi dhe gjithmonë e më shumë bëhen shkas për tensione. Për ekspertin e Sirisë, Heller, është e qartë se: Turqia dëshiron ta mbajë Idlibin si një “zonë tampon me luftën”.

Spargata e Turqisë për çështjen Skripal

Në fund të marsit, media njoftonte se Turqia nuk do t’u bashkohej vendimeve të shumë anëtarëve të NATO-s dhe BE-së për të dëbuar diplomatë rusë. Shumë shtete perëndimore reaguan kështu ndaj helmimit të ish-agjentit të dyfishtë, Sergej Skripal, dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe. Megjithatë, eksperti i Turqisë, Kristian Brakel, nuk e sheh këtë patjetër si largim i Ankarasë nga Perëndimi. Ai nuk mendon se ekziston një aleancë e re ruso-turke kundër Europës. “Ka edhe shumë shtete anëtare të BE-së, si Hungaria, që nuk i dëbuan diplomatët rusë. Ky ishte më tepër një aksion i disa vendeve të bërthamës së BE-së, si Gjermania, vendet skandianve, shtetet e Beneluksit. Për palën turke është një akt balancimi. Nga njëra anë, Turqia dëshiron t’i ruajë lidhjet me Europën, e sidomos me Britaninë e Madhe, por nga ana tjetër, nuk dëshiron të zemërojë Rusinë.”

Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, shikimi që sdo donte Turqia

Ruajtja e këtij ekuilibri është si një ecje mbi litar, siç del në pah po t’u hedhim një vështrim shifrave ekonomike. Nuk është vetëm Rusia një partnere e rëndësishme ekonomike për Turqinë. Me një vëllim prej afro dymbëdhjetë miliardë dollarësh, në vitin 2016, Britania e Madhe renditej në vendin e dytë të tregjeve të eksportit të prodhimeve turke.

Për lajm-shqip:

Jorida Fataj

04.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Putin në Ankara, a do bjerë në ujdi sulltani Erdogan?
  • Rama si Erdogan, rrëmbeu në 4 të mëngjesit, 23  kuksianë…!
  • Taksa e rrugës nuk zgjidhet me frymë Erdoganiste…
buzëqeshje shikimi shtrëngim duarsh turqia 4 vite më parë
admin
Etiketime buzëqeshje shikimi shtrëngim duarsh turqia
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Rreziku i konfliktit civil nga kokat e nxehta të politikës

Pasardhëse

‘Rama e ka vendin në koshin e plehrave, fshihet pas brekëve të…

Të Ngjashme

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën, zbardhet axhenda

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën, zbardhet axhenda

Administrator 4 vite më parë
Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

Visar Quni 3 vite më parë
Lëkundje të tjera tërmeti gjatë natës, këtë herë epiqendra në …

Lëkundje të tjera tërmeti gjatë natës, këtë herë epiqendra në …

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com