
Shqetësim tjetër sipas mjekve janë dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme, ku rikthimi i sifilizit është një tjetër problem, që duhet të jetë në vëmendje të popullatës. Këto sëmundje janë pa shenja dhe specialistët thonë se çdo person që dyshon se nuk ka një jetë të rregullt seksuale të testohet. “Në ASHR bëhet testim vullnetar për HIV, Hepatitin B, C dhe Sifilizin. Aktualisht, gjatë këtij viti janë bërë rreth 1226 analiza të tilla, nuk na ka rezultuar njeri me HIV pozitiv, na kanë rezultuar me sifiliz, 4 raste dhe me hepatit B 19 raste”, thotë Stana. Të dhënat u bënë publike në ditën e dytë të Panairit të Shëndetësisë. Gjatë aktiviteteve me këtë rast kryen teste gjaku falas për të mësuar nëse janë mbartës të ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm apo hepatiteve.
20.11.2012
Burimi: Ikub.al