Teknika e re e pastrimit të lëkurës, duke hequr të gjitha pikat e zeza, quhet skin gritting dhe është një metodë që mund ta praktikosh fare mirë kushte shtëpie.
Duhet vetëm një vaj pastrues, një tampon pambuku për lëkurën dhe një maskë argjili me një tonik.
Duket si mrekulli dhe në fakt nuk është shumë larg saj. Pikat e zeza janë akumulime të yndyrës natyrale të fytyrës por që mund të inflamohet për shkak të prodhimit të hormoneve apo momenteve të stresit; pikërisht për këtë arsye janë më tepër të pranishme gjatë adoleshencës.
Ju tregojmë se si ti hiqni pikat e zeza në kushte shtëpie
Hapat janë vetëm tre…Së pari do të masazhoni lëkurën me vajin pastrues për disa minuta.
Më pas eleminoni mbetjet me tamponin e pambukut. Aplikoni maskën e argjilit dhe lëreni për 15 minuta. Shpëlani maskën dhe masazhojeni sërish me vaj për disa minuta të tjera.
Pikërisht në këtë moment, pikat e zeza duhet të dalin vetë. Kur të përfundoni trajtimin, kaloni ujin tonik.
www.lajm-shqip.com