Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»BOTA»Shtëpia e Bardhë fushatë për kontrollin e armëve
Shtëpia e Bardhë fushatë për kontrollin e armëve

Shtëpia e Bardhë fushatë për kontrollin e armëve

9 vite më parë Komento

kontrolli i armeve ne shba lajm-shqipSHBA – Administrata Obama po i drejtohet përsëri popullit amerikan për t’i kërkuar mbështetje për një nga nismat e tij,për miratimin e ligjit për kontrollin e armëve.

Disa mijëra amerikanë erdhën dje në Uashington për të kërkuar ligje më të rrepta për kontrollin e armëve.

Marshimi përfundoi me një miting tek Monumenti i Uashingtonit, ku sekretari amerikan i Arsimit, Arne Dunkan, i bëri thirrje Kongresit të miratojë nismat e Presidentit Barak Obama për të ulur dhunën me armë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë për miratimin e ligjeve që do t’i bënin më të sigurt fëmijët, familjet dhe komunitetet tona”.

Dunkan tha se axhenda e administratës është e përqendruar në kontrollin e armëve dhe jo të mohojë të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.

Paraqitja e sekretarit të Arsimit në miting ishte pjesë e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë t’ia paraqesë çështjen publikut për gjykim.

Zv/presidenti Xho Baiden, rekomandimet e të cilit formuan bazën për nismën e kontrollit të armëve të Presidentit Obama, e ka bërë të qartë në disa paraqitje publike ditët e fundit seriozitetin e kësaj përpjekjeje.

Të premten, zoti Baiden zhvilloi një diskutim publik në Riçmond të Virxhinias me qytetarët dhe zyrtarët vendas. Të enjten zv/presidenti u paraqit në Internet për të diskutuar dhunë me armë.

“Nëqoftëse do të bënim diçka që të shpëtonte jetën edhe të një fëmijë apo të një individi, ia vlen ta bëjmë, por unë mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër se sa kaq”.

Një pikë e axhendës të administratës është propozimi për ndalimin e armëve të tipit ushtarak të sulmit , si ato që u përdorën në vrasjen e 20 fëmijëve dhe 6 të rriturve në një shkollë fillore në Konektikat në muajin dhjetor.

Senatorja demokrate, Dajenë Fainstain paraqiti të enjten një projektligj për ndalimin e armëve të sulmit.

“Armët e projektuara origjinalisht për t’u përdorur nga ushtria në luftime dhe për të asgjësuar një numër të madh njerëzisht në përpjekje janë modifikuar për përdorime civile. Ato, në një mënyrë ose tjetër, bien në duart e vrasësve, të bandave, ose të atyre që janë mendërisht të çekuilibruar ose të sëmurë”.

Ligjvënësit, duke përfshirë edhe Senatoren Fainstain, e kanë pranuar se miratimi i ligjeve për kontrollin e armëve do të jetë e vështirë.

Shumica e republikanëve në Kongres, madje edhe disa demokratë, e kundërshtojnë atë. Shumë ligjvënës mbështesin organizatën e fuqishme për të drejtën e armëmbajtjes, NRA, the National Rifle Association. Uein LaPierre, i cili kryeson këtë organizatë, tha kohët e fundit se qytetarët që respektojnë ligjin duhet të lejohen të kenë po aq forcë arme sa edhe kriminelët.

“Ne besojmë se meritojmë dhe kemi çdo të drejtë në çdo nivel lirie që udhëheqësit qeveritarë kanë për vete. Po ashtu edhe të njëjtën mundësi dhe teknologji që kriminelët kanë për të na dëmtuar ne dhe familjet tona. Kjo do të thotë se ne besojmë në të drejtën tonë për t’u vetëmbrojtur dhe për të mbrojtur familjet tona me armë të teknologjisë gjysmë automatike”.

Megjithë vështirësitë që paraqet miratimi i ndalimit të armëve të sulmit, nisma të tjera të administratës për uljen e nivelit të dhunës me armë kanë shanse më të mira për t’u miratuar.

Ekspertët thonë se propozimet për një kontroll më të fortë të së kaluarës së personave që blejnë armë, rregulla më të forta regjistrimi dhe mbajtja e të sëmurëve mendorë larg të sëmurëve mendorë janë masa që publiku i mbështet, transmeton voa.

Komisioni juridik i Senatit do të mbajë debatin e parë për dhunën e armëve të mërkurën.

27.01.2013

Burimi: Balkanweb

amerike armatimi armet bota bote lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme bota lajme nga bota lajme nga kosova lajme shqip lajme shqip top channel lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip shba usa 9 vite më parë
admin
Etiketime amerike armatimi armet bota bote lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme bota lajme nga bota lajme nga kosova lajme shqip lajme shqip top channel lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip shba usa
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Hyn në funksion raketa “Patriot” në Turqi

Pasardhëse

Krizë urie në Korenë e Veriut,…

Të Ngjashme

George Clooney dhe Amal Alamuddin adoptojnë të riun nga Iraku

George Clooney dhe Amal Alamuddin adoptojnë të riun nga Iraku

Elda Bani 4 vite më parë

Obama: Kongresi të veprojë (Burimi: Top-Channel,…

admin 8 vite më parë

Leonarda i përgjigjet Hollande: Në Francë…

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com