Shtatzania e Xhensilës, Bes Kallaku: Nepsi jot kushton mbi 1 mijë euro. Çifti i famshëm i showbizzit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ndërsa pak kohë më parë pranuan më në fund se ishin në pritje të një fëmije.
Kësaj here një deklaratë ka ardhur nga Besi, i cili ka treguar më shumë për periudhën e shtatzanisë së Xhensilës.
I ftuar te “Për drekë me mua”, Besi ka thënë se bashkëshortja e tij tashmë ka neps vetëm për këpucë të shtrenjta që kapin shifrën e rreth 1 mijë eurove.
Ndërkohë që tavolina ka shpërthyer në të qeshura.
“Ajo ka neps për veshje, për këpucë, për çizme, të shtrenjta që shkojnë në 1 mijë euro”, tha aktori.
