Shtatzënia e saj u bë lajm në media kohë më parë. Siç edhe u tha që ishte në një histori me ish-banorin e BB. Megjithatë asgjë nuk është më e sigurt sesa një foto. E sidomos foto ku duket barku i rrumbullakosur në prag të lindjes. Pjesa më e bukur? Të ndash momente të tilla me motrën. Ky është pikërisht rasti i Klaudja Veselit.
Banorja e Big Brother 5, Klaudja Veseli ka ndarë një foto familjare për festa ku gjëja që tërheq më shumë vemendjen është barku i saj. Pranë Klaudias ndodhet partneri, Arsim Berisha. Një personazh gjithashtu i njohur, sepse dhe ai, si Klaudia, ka qenë në shtëpinë e BB, por një vit pas saj.
Nëse shumë çifte e kanë gjetur dashurinë brenda shtëpisë, Klaudja dhe fotografi nga Kosova, janë njohur jashtë shtëpisë.
Tashmë ata kanë një histori të konsoliduar.
Së shpejti do të bëhen prindër të një djali, të paktën siç kuptohet nga komentet në faqen e Klaudjas. Çifti i ka kaluar Krishtlindjet në Itali dhe në foton e publikuar kanë marrë shumë urime për fëmijën. Por ai nuk do të jetë i vetmi që do të vijë në familje në muajt e ardhshëm. Edhe e motra e Klaudias është shtatzënë. Ato kanë publikuar një foto para disa muajsh ku kanë treguar barkun, i Klaudjas është më i madh, ndërsa i Rominës, pak më i vogël.
28.12.2017