Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Shtatë arsye për t’u bërë vegjetarian
Shtatë arsye për t’u bërë vegjetarian

Shtatë arsye për t’u bërë vegjetarian

9 vite më parë Komento

1 nëntori është Dita Botërore e Vegjetarianëve. Ja pse zgjedhja për të mos ngrënë ushqime me origjinë shtazore mund të jetë e shëndetshme

vegan lajm-shqipMe Ditën Botërore të Vegjetarianëve, që festohet sot më 1 nëntor, çelet edhe muaji që i kushtohet promovimit të këtij regjimi ushqimor dhe njohjes së një filozofie jete që po përvetësohet nga një numër i madh njerëzish. Për të gjithë ata që nuk e dinë, dieta vegjetariane është ajo mënyrë ushqyerje që përjashton të gjitha produktet që vijnë nga bota e kafshëve. Arsyet për t’u bërë vegjetarian janë të shumta, por më e rëndësishmja është ajo e zgjatjes së jetës. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e një studimi të kohëve të fundit të kryer te vegjetarianët (këta persona nuk konsumojnë asnjë lloj mishi, ndërkohë nuk i përjashtojnë ushqimet e tjera, si qumështin, vezën, kosin, etj. Ata që hanë vetëm zarzavate, u shtohet jeta me tetë vjet në krahasim me popullsinë e zakonshme. E njëjta diferencë është vënë re mes duhanpirësve dhe personave që nuk e vënë cigaren në buzë. Sipas specialistëve një ushqyerje korrekte mund të parandalojë, kurojë dhe të sinjalizojë rrugën e sëmundjeve vdekjeprurëse.

Duke u bazuar te patologjitë, po ju tregojmë efektet e dobishme të një regjimi ushqimor vegjetarian.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në botë. Por duke ndjekur një dietë vegjetariane, arteriet e bllokuara mund të lirohen nga pllakat që formohen prej kolesterolit pa qenë e nevojshme të përdoren barna ose ndërhyrje kirurgjikale. Kjo gjë konfirmohet edhe nga një studim i gjatë i titulluar “Harvard Nurses Health Study”, ku është mbajtur nën kontroll për 35 vjet shëndeti i një grupi grash adulte.

Futja e kolesterolit në trup, që vjen nga ushqimet me origjinë shtazore, është shoqëruar me një jetëgjatësi të shkurtër, ndërkohë që konsumimi i fibrave dhe ushqimeve bimore është shoqëruar me një zgjatje domethënëse të jetës. Mjafton të thuash që sasia e kolesterolit që merret çdo ditë te një kokërr vezë mund të shkurtojë jetën e një gruaje, po aq sa tymi i pesë cigareve në ditë për 15 vjet. Jetëgjatësia e një gruaje që konsumon çdo ditë një tas me fibra është e barabartë me atë të një gruaje që bën 4 orë vrap në javë.

Kanceri është shkaku i dytë i vdekjes në botë. Shumë studime që bazohen te lidhja dietë-kancer kanë treguar se përqindja e kësaj patologjie të rëndë është më e ulët te personat vegjetarianë. Gjithashtu shumë eksperimente kanë treguar se gratë mund ta përmirësojnë përgjigjen imunitare kundër kancerit në gji, vetëm dy javë pasi i janë nënshtruar dietës me zarzavate.

Sëmundjet pulmonare, si enfizema, mund të parandalohen dhe kurohen duke ngrënë disa lloje zarzavatesh. Një studim tjetër ka treguar se shtimi i boronicës (një frut ekzotik me veti antioksidante) te duhanpirësit ka një efekt mbrojtës kundër enfizemës.

E njëjta gjë vlen edhe për sëmundjen e Alzhajmerit: prej 20 vjetësh dihet se njerëzit që konsumojnë mish, përfshi këtu pulën dhe peshkun, kanë tri herë më shumë propabilitet që të vuajnë nga demenca, në krahasim me ata që ndjekin një dietë vegjetariane. Sipas një studimi të ri, Alzhajmeri mund të kurohet me përdorimin e produkteve bimore siç është shafrani i Indisë.

Dieta me bazë zarzavatet ndihmon në parandalimin dhe kurimin e diabetit të tipit 2. Vegjetarianët janë më pak të prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ata që konsumojnë mish dhe peshk. Peshojnë 13 kilogramë më pak se ata që hanë gjithçka dhe mund të kenë një indeks trupor pesë pikë më të ulët se këta të fundit.

Edhe insuficenca renale, shkaku i tetë i vdekshmërisë në Amerikë, mund të parandalohet dhe kurohet me ushqyerjen e duhur. Studiuesit e Harvardit kanë veçuar tri faktorët e rrezikut që ndikojnë në përkeqësimin e funksionit të veshkave: proteinat shtazore, yndyrat shtazore dhe kolesteroli, që të tria gjenden vetëm te produktet me origjinë shtazore.

Në fund janë infeksionet e aparatit të frymëmarrjes. Me ardhjen e stinës së gripit është mirë të dini se konsumimi i frutave dhe zarzavateve mund t’i japë një ndihmë domethënëse sistemit imunitar.

 

 

Detaj

Ndihma – Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në botë. Por duke ndjekur një dietë vegjetariane, arteriet e bllokuara mund të lirohen nga pllakat që formohen prej kolesterolit pa qenë e nevojshme të përdoren barna ose ndërhyrje kirurgjikale

Parandalimi – Dieta me bazë zarzavatet ndihmon në parandalimin dhe kurimin e diabetit të tipit 2. Vegjetarianët janë më pak të prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ata që konsumojnë mish dhe peshk

01.11.20112

Burimi: Gazeta Shqip

dieta dieta e duhur gazeta shqip gazeta shqip on line jeta kuriozitete kuriozitete nga bota kuriozitete shqip kuriozitete shqiptare lifestyle shendeti shqip si te ushqehemi te ushqyerit ushqime te shendetshme ushqimet ushqimi vegjetarian www 9 vite më parë
admin
Etiketime dieta dieta e duhur gazeta shqip gazeta shqip on line jeta kuriozitete kuriozitete nga bota kuriozitete shqip kuriozitete shqiptare lifestyle shendeti shqip si te ushqehemi te ushqyerit ushqime te shendetshme ushqimet ushqimi vegjetarian www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Të martoheni apo jo, ja përgjigjja

Pasardhëse

23 vjeçarja shqiptare dënohet me 8…

Të Ngjashme

Ku do ishte më mirë të lindni në vitin 2013?

admin 9 vite më parë

Pensionistja me semundje te rralle; ka…

admin 9 vite më parë

Lidh pas peme të dashurën, e torturon deri në vdekje

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com