Një shqiptar 39 vjeç është vrarë me armë zjarri në Torino të Italisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të natës së shkuar në një zonë me lokale në Sao Paulo, një lagje popullore afër qendrës së qytetit.
Raportohet se 39-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak momente më vonë. Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe po heton për të identifikuar se kush e ka qëlluar dhe për çfarë arsye është vrarë shqiptari.
Dyshohet paraprakisht se ndaj tij kanë qëlluar dy burra dhe se arma me të cilën u vra shqiptari është e kalibrit 45, teksa është qëlluar me tre plumba.
Paraprakisht, hetuesit kanë ngritur hipotezën se shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh midis grupeve shqiptare.
Burimi: gazeta-shqip.com
22/10/2017