Shqiptari 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Ai akuzohet se ka dhunuar familjen e tij, ndërsa ka kërcënuar me thikë djalin adoleshent.
Shqiptari përfundon në prangat e policisë
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit në banesën ku banonte familja shqiptare në Montelupo Fiorentino të Italisë. Ndërsa në pranga ka përfunduar babai i dhunshëm me inicialet G.P.
Ndërhyrja e policisë erdhi menjëherë pasi gruaja dhe fëmijët e tij, denoncuan se burri mbante në dorë një thikë kuzhine dhe kërcënonte se do vriste djalin 17-vjeçar.
35-vjeçari ishte i dehur në momentin kur ndodhi ngjarja. Dhe se gjithçka kishte ardhur si pasojë e një debati familjar për motive të dobëta.
Në dëshminë e dhënë nga familjarët në polici, mësohet se ai prej kohësh ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tij. Ndërsa skena e fundit ka ndodhur në sy të vajzës së tij të vogël.
Ata deklaruan më tej para efektivëve se kërcënimi i fundit i ka frikësuar pa masë dhe duke qenë se ai ishte një episod i përsëritur në shtëpinë e tyre vendosën ta denonconin, duke çuar në pranga kryefamiljarin.
03.01.2018